25. Prill 2025

Vizite dhe takim pune ndermjet KKDM dhe MACOLD, 22-23.12.2022

11 Janar, 2023
Diga e Matkes

Me ftesë të presidentit te Komitetit Kombëtar te Digave të Mëdha te Maqedonise se Veriut (MACOLD), z. Ljupcho Petkovksi, ne datat 22-23 Dhjetor 2022, nje ekip i KKDM I perbere nga z. Arjan Jovani – Kryetar I KKDM, z. Ermal Kacurri – antar I KKDM dhe z. Erjon Qosja – Kryetari I FIRD,bene nje vizite pune ne Maqedonine e Veriut dhe moren pjese ne konferencen vjetore te organizuar nga MACOLD ne Shkup, ne daten 23.12.2022.

Gjatë ditës se parë të vizitës në Maqedonine e Veriut u organizuan vizita ne digat medha te Spillje, Globocice, Mavrove dhe Matka

Në daten 23.12.2022 u organizua nje takim pune ne Institutin e Inxhinierise Civile te Maqedonise se Veriut ku u be nje takim me eksperte ne fushen e Inxhinierise se digave dhe u diskutua ne lidhje me eksperiencat dypaleshe per monitorimin e digave me berthame asfalto betoni si dhe monitorimin e digave me material vendi.

Në datën 23.12.2022 u organizua edhe nje takim dypalesh ndermjet perfaqesuesve te ALBCOLD dhe perfaqesuesve te MACOLD

Gjate ketij takimi dypalesh u diskutuan disa ceshtje te rendesishme si me poshte:

  • Shkembim eksperience ne lidhje me permiresimet dhe perditesimet e legjislacionit ne sektorin e digave
  • Shkembim eksperience ne lidhje me perditesimi dhe permiresimi i Standarteve teknike per projektimin, monitorimin dhe sigurine e digave te medha.
  • Roli i Komiteteve kombetare të digave ne pregatitjen e udhezimeve dhe rekomandimeve per projektimin e digave dhe sigurine e tyre.
  • Bashkepunimi dypalesh ne fushen e digave.
  • Promovimi dhe mbeshtetja e Inxhiniereve te rinj në sektorin e digave.

Në fund të takimit, u nenshkrua nje Memorandum i Mirekuptimit ndërmjet ALBCOLD dhe MACOLD. Memorandumi i nenshkrua nga z. Ljupcho Petkovksi – President i MACOLD dhe z. Arjan JOVANI – Kryetar i KKDM,

Memorandumi i Mirëkuptimit fokusohet në disa drejtime kryesore sic janë:

  •  Shkëmbim i eksperiencave në lidhje me aspektet ligjore, institucionale, teknike per sigurine e digave.
  • Shkëmbim i eksperiencave në drejtim te perditesimit te standarteve teknike ne fushen e digave.
  • Shkëmbim eksperiencash ne fushen e Certifikimit te sigurise se digave dhe Auditimit periodik te tyre nga eksperte te kualifikuar te pavarur.
  • Vizita pune te specialisteve ne fushen e digave në të dy vendet dhe organizimi i aktiviteteve dypaleshe.
  • Promovimi dhe mbështetja e inxhiniereve te rinj ne sektorin e digave.

Për informacion më të detajuar, mund te shikoni linkun ne faqen e Internetit të KKDM,  www.albcold.gov.al

Diga e Mavroves
Diga e Matkes
Diga e Globocices
Shkarkuesi ne Digen e Spillje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit