Cfare Bejme
8 Shkurt, 2021
KKDM është institucion publik që ushtron kontrollin e shtetit për sigurine e digave dhe dambave si vepra të një rendesie të vecante dhe perfaqëson Shtetin shqiptar në Komisionin Ndërkombetar te Digave te Mëdha (ICOLD)
Detyrat Kryesore të KKDM janë:
- Mbështetja e përparimit teknik ne konceptim, ndertim, shfrytëzim, mirëmbajtje te digave dhe dambave ne interes te zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te vendit
- Miratimi i projekt-ideve dhe projekt zbatimeve te digave te reja si dhe projektet e riparimit dhe te permiresimit te digave dhe dambave qe jane ne shfrytezim;
- Kontrolli fizik dhe dokumentar, verifikues ne digat dhe dambat gjate ndertimit dhe shfrytezimit te tyre.
- Organizimi dhe Drejtimi i procesit per pregatitjen e te gjithe dokumentacionit ligjor dhe teknik qe vepron ne digat dhe dambat duke perfshire edhe Planet e gadishmerise ne rastet e emergjencave civile.
- Sensibilizimi i organeve shtetërore dhe te publikut të gjere për vlerat e shumanshme të digave dhe dambave por edhe për pasojat shume të rënda ne vlerat ekonomike dhe njerezore ne rastin e prishjes se tyre
- Informimi i Këshillit të Ministrave për gjendjen e digave dhe dambave si dhe dhenie te mendimit ne lidhje me ecurine normale te tyre dhe permiresimin ne kohe
- Miratimi i kritereve për dhënie licencash te projektimit dhe ndertimit te digave dhe dambave
- Organizimi i shkëmbimit te te dhenave dhe pervojes ndermjet KKDM dhe Komiteteve te vendeve te tjera permes specialisteve dhe organizatave brenda dhe jasht vendit
- Pjesmarrjen në aktivitetet e ICOLD duke përfaqesuar shtetin shqiptar si dhe plotësimin e detyrimeve teknike dhe financiare ndaj ICOLD