Forumi i Inxhinierëve të Rinj të Digave (FIRD) mori pjesë në Kongresin e 27-të të Komisionit Ndërkombëtar të Digave të Mëdha (ICOLD) nga data 27 Maj deri në 03 Qershor 2022, në Marsejë të Francës.
Gjatë këtij takimi u mor pjesë në:
- Kurse të shkurtra “Risk analysis for dams: French practice through Safety Review Risk Assessment” dhe “Analysis methods of dam survey data”.
- Takimi i 10-të i ICOLD – Young Engineers Forum, ku u zgjodh Kryetarja e forumit Znj. Mateja Klun nga Sllovenia. Gjithashtu u plotësuan vendet vakante të bordit drejtues të forumit me përfaqësuesit, Gabriella Molinder nga Suedia, Amit Gautam nga India dhe Wilberforce Manirakiza nga Uganda.
- Program Mentorimi me inxhinierë me eksperiencë, Florian Landstorfer nga Austria, Michel Rogers nga Sh.B.A, etj., të cilët ndanë përvojën e tyre dhjetëra vjeçare në fushën e digave.
- Vizita teknike në rrënojat e digës Malpasset të shkatërruar në Dhjetor të vitit 1959 dhe digës Bimont e cila është në fazë operimi.
- Simpozium me temë “Shpërndarja e ujit, Shumë-Përdorimi i rezervuarëve dhe inovacionet”.
- Ekspozita me pjesëmarrjen e 95 stendave të kompanive më prestigjioze në projektim, zbatim, operim, monitorim dhe mirëmbajtjen e digave.
- Çështjet kryesore në Kongres siç janë: Digat dhe Rezervuarët, sfidat e të nesërmes; Inovacionet në projektet e digave prej betoni; Incidentet dhe Aksidentet në digat aktuale; Inspektimi, Instrumentimi, Monitorimi dhe procesi i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave.
Në këtë event nga Forumi i Inxhinierëve të Rinj të Digave mori pjesë Kryetari i forumit Z. Erjon Qosja dhe Nënkryetari Z. Agim Lazareni, të cilët gjatë ditëve të qëndrimit në këtë event organizuan takime pune me kryetarët e forumeve analoge të Italisë, Zvicrës, Greqisë, Sh.B.A, Suedisë, Britanisë së Madhe, Francës etj., ku u diskutuan çështjet e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e digave.
Më shumë detaje për aktivitetet e organizuara në këtë event gjenden në website: www.icold-cigb.org si dhe në faqen e LinkedIn ALB-YEF (Albanian Young Engineers Forum).