Rregullore për Hartimin e Planeve të Emergjencave
UDHËZIM I PËRGJITHSHËM
Mbi
Pregatitjen e Planeve të Gadishmërise në Rastet e Emergjencave Civile të shkaktuara nga aktiviteti i shfrytëzimit të digave.
Planet e Gadishmerise në rastet e Emergjencave civile te shkaktuara nga aktiviteti i shfrytezimit te digave duhet të hartohen bazuar në:
- Ligjin Nr. 8681,dt.02.11.2000, “Për projektimin, ndertimin, shfrytezimin dhe mirembajtjen e digave dhe dambave”, Neni 4/d
- Ligjin Nr. 45/2019, dt.18.07.2019 “Per Mbrojtjen civile”,
- Vendimin e Këshillit te Ministrave Nr. 147, dt. 18.03.2004,
- Udhëzimit Nr. 248, dt.28.01.2000 “Per Hartimin e Planit te Alarmit, Evakuimit dhe Ndihmes per Mbrojtjen e Popullates si pasoje e prishjes se Digave dhe dambave”
Në Planet e Gadishmerise në rastet e Emergjencave civile të shkaktuara nga aktiviteti i shfrytezimit te digave duhet te jepen te pakten:
- Dosja teknike/Pasaporta e Digave sipas Vendimit Nr. 2, dt.21.09.2020 te KKDM
- Karakteristikat e Vales qe krijohet ne luginen poshte diges/dambes ne rastin kur shkarkohet prurja maksimale ose behet shkarkim i sforcuar (prurje plus zbrazje e detyruar e ujembledhesit) ose ndodh prishja e diges;
- Hartat e Permbytjeve ku te jepen siperfaqet dhe zonat e permbytura per seicilin prej 4 skenareve te mundshem;
- Te dhenat e pergjithshme te Sistemit te Alarmit te instaluar ne zone duke perfshire edhe te dhenat per sistemet dhe pajisjet e instaluara si dhe skemen e sinjalizimit dhe komunikimit ne rastet e ndodhjes se ngjarjeve qe mund te ndodhin;
- Planin e Alarmit, te evakuimit dhe te ndihmes per perballimin e pasojave qe vijne si rezultat i situatave te pershkruara ne skenaret perkates
- Skemat Organizative per Planin e Veprimit në rastet e Emergjencave civile për 4 skenaret e mundshem:
- Skenari 0 i cili zbatohet kur Ka prurje te medha me perseritje me shume se 1 here ne 20 vjet ose kur ka nje vendim te Ekipit te Emergjencave te shfrytezuesit te diges, Ka termet me magnitude mbi 4 shkalle Rihter, Ka veprime sabotazhi me rrezik per sigurine e diges, Ka Situata emergjente ne digat e rrjedhes se mesiperme, Ka mosfunksionim te sistemeve te shkarkimit,
- Skenari 1 i cili zbatohet kur Ka prurje te medha me perseritje me shume se 1 here ne 100 vjet ose kur ka nje vendim te Ekipit te Emergjencave te shfrytezuesit te diges ose Agjencise Kombetare te Mbrojtjes Civile (ALMC) prane Ministrise së Mbrojtjes, Ka filtrime shume te medha ne diga, ka veprime sabotazhi me rrezik per sigurine e diges, ka Situata emergjente në digat e rrjedhes se mësiperme, ka Rrëshqitje te ngadalta te Masiveve jo të qëndrueshme
- Skenari 2 i cili zbatohet kur Ka prurje te mëdha me përseritje me shume se 1 here ne 1000 vjet ose kur ka nje vendim te vecante te Ekipit te Emergjencave te shfrytezuesit te diges ose te AKMC prane Ministrise se Mbrojtjes, Ka difekte te renda te turbinave qe rrezikojne punen normale te tyre, Ka difekte te renda te sistemeve te shkarkimit ose mosfunksionim i tyre, Ka Difekte dhe demtime te medha qe shoqerohen me filtrime apo levizje dherash te kontrollueshme, Ka termete me magnitude mbi 7 shkalle Rihter, Ka veprime sabotazhi me rrezik te larte per sigurine e diges, Situata emergjente ne digat e rrjedhes se mesiperme, Ka Rreshqitje te menjehershme te Masiveve jo te qendrueshme
- Skenari 3 i cili zbatohet kur ka prurjet me te medha te mundshme (PMF) dhe/ose ka nje vendim te vecante te Keshillit te Ministrave ose te AKMC prane Ministrise se Mbrotjes, Ka difekte shume te renda te turbinave qe rrezikojne punen e HEC ne menyre te pashmangshme, Ka difekte shume te renda te sistemeve te shkarkimit qe rrezikojne digen ne menyre te pashmangshme, Ka Difekte dhe demtime shume te medha dhe te pariparushme te diges qe shoqerohen me filtrime apo levizje dherash te pakontrollueshme
- Te dhena per Planin e Rrugeve Hyrese ne objektet dhe nenobjektet e Diges
- Burimet e furnizimit me energji elektrike ne raste difektesh dhe ngjarjesh te vecanta
Plani i Gadishmërise në rastet e Emergjencave civile të shkaktuara nga aktiviteti i shfrytëzimit te digave duhet te jete i aprovuar sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi dhe nje kopje e tij duhet te dorezohet pranë Sekretariatit Teknik te KKDM përpara muajit Tetor. Ky Plan duhet të përditësohet cdo vit .
KOMITETI KOMBËTAR I DIGAVE TË MËDHA
KRYETARI
Arjan JOVANI