Udhëzim i Përgjithshëm për Hartimin e Rregullores së Shfrytëzimit të Digës
Udhëzim i Përgjithshëm
për
“Hartimin e Rregullores Teknike te Shfrytëzimit, Mirëmbajtjes dhe Kontrollit të objektit dhe nënobjektit të DM”
Rregullorja Teknike e Shfrytëzimit, Mirëmbajtjes dhe Kontrollit të Digave të Mëdha duhet të hartohet duke u bazuar në kërkesat e Ligjit 8681, dt.02.11.2000 “Për Projektimin, Ndërtimin, Operimin dhe Mirembajtjen e Digave”, Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 147, dt. 18.03.2004 – “Rregullore per Sigurine e Digave dhe Dambave”, neni 9 dhe 29, Udhezimin Nr. 4, dt.18.07.2003 “Kerkesat e dokumentacionit ligjor dhe teknik qe duhet te permbaje dosja e digave dhe dambave” si dhe Rekomandimet e ICOLD. .
Elementet Kryesore te Digës për te cilen duhet te sherbeje kjo Rregullore jane:
- Trupi i Diges duke perfshire skarpatet, drenazhet, kuroren e diges si dhe elementet e papershkueshmerise se saj sipas tipit dhe llojit te ketyre elementeve
- Sistemi Shkarkimit
- Sistemi i marrjes se Ujit
- Sistemi i devijimit
- Sistemi i zbrazjes
Ne kete rregullore duhet te perfshihen edhe Rregullat per Investigimin e Ujembledhesit te krijuar nga diga dhe e Brigjeve te tij.
Rregullorja teknike e shfrytezimit, monitorimit dhe kontrollit te Objekteve dhe nenobjekteve te Diges duhet te pregatitet nga Inxhinieri i Diges dhe te jete e miratuar me shkrim nga Institucioni qe administron Digen ose shfrytezuesi i Diges.
Ne kete Rregullore duhet te shprehen te gjitha detyrat dhe veprimet e Inxhinierit te Diges dhe ekipit te sigurise se diges/ njesia teknike e saj ne lidhje me shfrytezimin, mirembajtjen dhe kontrollin e te gjitha objekteve dhe nenobjekteve qe perbejne Digen sipas Nenit 3 te VKM Nr. 147, dt. 18.03.2004
Rregullorja duhet te permbaje te pakten informacionin ne lidhje me:
- Dosja Teknike/Pasaporta e Diges e cila duhet te plotesohet sipas Udhezimit te Keshillit te Ministrave, Nr. 4, dt. 18.07.2003 “Kerkesat e dokumentacionit ligjor dhe teknik qe duhet te permbaje dosja e digave dhe dambave” dhe Vendimit te KKDM, Nr. 2, date 21.09.2020.
- Rregulloren e monitorimit te diges ku te jepen:
- Pershkrim te procesit te monitorimit vizual
- Pershkrim teknik per Sistemet e monitorimit te diges ne se ka (Monitorimi Gjeodezik, Sizmik, Hidroteknik, Gjeologo – Inxhinierik, Hidrometeorologjik, etj) duke dhene edhe tipin dhe numrin e instrumentave te Sistemeve te Monitorimit
- Grafiku i frekuences se monitorimeve perkatese te permenduar me siper
- Raportimet e percaktuara sipas legjislacionit ne rastet normale si dhe ne rastet e ngjarjeve te vecanta per Instituconet perkatese nga varen si dhe per KKDM
- Rregulloren per Provat qe duhet te kryhen tek Sistemet e Shkarkimit perpara fillimit te cdo periudhe ujeshume. Ne kete Rregullore duhet te perfshihen edhe nje informacion i pergjithshem ne lidhje me Manualet e Operimit dhe Mirembajtjes se Pajisjeve elektromekanike te instaluara si dhe te sistemeve te monitorimit.
- Rregulloren e shkarkimit te prurjeve te medha per digat qe perdoren per Hidroenergji dhe furnizim me uje. Kjo Rregullore duhet te perfshije edhe te dhenat ne lidhje me Nivelet dhe Prurjet maksimale dhe minimale te percaktuara nga Projektuesi si dhe ato te vrojtuara ne 10 vitet e fundit.
- Rregulloren e shfrytezimit te ujembledhesit per digat qe perdoren per Ujitje si dhe nivelet maksimale dhe minimale te Ujit tek ujembledhesit ne periudhen ujeshume Tetor – Maj dhe periudhen ujepaket Qershor – Shtator. Kjo Rregullore duhet te perfshije edhe te dhenat ne lidhje me Nivelet dhe Prurjet maksimale dhe minimale te percaktuara nga Projektuesi si dhe ato te vrojtuara ne 10 vitet e fundit
- Te dhenat per Grupin e Sigurise se Diges/ Njesia e drejtimit teknik i cili duhet te perbehet nga specialiste te fushes ne perputhje me kerkesat e nenit 5 te VKM Nr. 147, dt. 18.03.2003. Ne Rregullore te jepet struktura organizative dhe detyrat perkatese te Grupit/Njesise si edhe te dhenat per Inxhinierin e Diges, personat e kontaktit dhe te komunikimit ne rastet e eventeve qe mund te ndodhin.
- Plani i gadishmerise ne raste te emergjencave Civile duke perfshire edhe sistemin e evakuimit te njerezve dhe ndihmes se shpejte ne raste ngjarjesh te vecanta. Ne kete Plan duhet te jepen edhe te dhenat per Sistemin e Alarmit, sinjalizimit dhe komunikimit ne zone, te dhenat per Planin e rrugeve hyrese ne objektet dhe nenobjektet e Diges te percaktuara me lart si dhe Burimet e furnizimit me energji elektrike ne raste difektesh dhe eventesh te percaktuara ne skenaret e planit te emergjencave
- Formularin e Rregjistrit te Shfrytezimit i cili te perfshije te dhenat ne lidhje me mbikyrjet, vrojtimet, matjet, perpunimin e te dhenave dhe imterpretimet e tyre. Ne Rregjister duhet te shenohen ne baze mujore ngjarjet gjate shfrytezimit te objektit dhe ujembledhesit, te dhenat e manovrimit te portave, kontrollet ne pjeset e diges, Incidentet qe konstatohen gjate shfrytezimit (filtrimet, rrjedhje ujit, plasaritje,etj), ngjarjet hidrometeorologjike (prurjet dhe nivelet maksimale per cdo muaj), te dhenat per ngjarjet ne lidhje me lekundjet sizmike dhe pasojat e tyre, Punimet e mirembajtjes dhe te riparimit te kryera ne objekt, etj
KOMITETI KOMBËTAR I DIGAVE TË MËDHA
KRYETARI
Arjan JOVANI