20. Mars 2025

Lajmet , Dhjetor 2022

11 Janar, 2023
Diga e Bovilles
Në datën 27.12.2022, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Dhjetor 2022. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje si me poshte:
  • Rregullorja e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise se diges se Bovilles e paraqitur nga UK Tirana si shfrytezues i diges dhe rezervuarit te krijuar prej saj. Dokumentacioni teknik i kesaj Rregullore e dorëzuar pranë SKDM ka perfshire kerkesat e udhezimit te KKDM te shprehura ne Vendimin Nr. 3, dt.19.10.2020 ne lidhje me hartimin e rregullores. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve, KKDM vendosi te miratoj Rregulloren e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise së digës së Bovilles e paraqitur nga shoqeria UK Tirane duke lene edhe disa detyra ne lidhje me perditesimin e rregullores se shfrytezimit te sistemit te shkarkimit te diges, planit tegadishmerise ne rastet e emergjencave civile si dhe marrjen e masave per instalimin e sistemeve te alarmit ne dige dhe ne zonen urbane poshte saj si dhe per monitorimin e rreshqitjes ne afersi te diges se Bovilles.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 31 te KKDM, datë 27.12.2022 këtu

  • Rregullorja e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise se diges se HEC Fangut dhe diges se HEC Okshtuni te paraqitur nga shoqeria AYEN AS dhe DITECO shpk si shfrytezues te diges dhe rezervuarit te krijuar prej tyre. Dokumentacioni teknik i ketyre Rregulloreve te dorëzuar pranë SKDM ka perfshire kerkesat e udhezimit te KKDM te shprehura ne Vendimin Nr. 3, dt.19.10.2020 ne lidhje me hartimin e rregullores. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve, KKDM vendosi te miratoj Rregulloren e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise së digës së HEC Fangut dhe diges se HEC Okshtuni duke lene edhe disa detyra ne lidhje me perditesimin e rregullores se shkarkimit te plotave te medha duke perfshire edhe shkarkimet per shkak te prurjeve te medha me perseritje nje here ne 50 vjet dhe ne 100 vjet.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimet te KKDM Nr. 32 datë 27.12.2022 këtu dhe Nr.33, datë 27.12.2022 këtu

  • Kontrolli shteteror i digave te medha qe jane vene ne shfrytezim brenda 10 viteve te fundit. Kryetari informoi antaret e KKDM ne lidhje me kerkesat e ligjit per kontrollin shteteror 5 vjecar te digave te medha qe jane vene ne shfrytezim brenda 10 viteve te fundit si dhe komunikimin me MIE dhe AKBN ne lidhje me kete proces. Bazuar sa me siper, Antaret e KKDM rane dakord qe per 4 digat e medha te HEC Banje, HEC Fangut, HEC Lumzi dhe HEC Murdhar te organizohen kontrollet shteterore perkatese ne perputhje me kerkesat e legjislacionit ne fuqi si dhe SKDM te pregatit nje program pune i cili do te miratohet nga KKDM perpara fillimit te ketij procesi. Ne fund te Kontrollit, Grupi i punes do te dorezoj nje raport te detajuar prane KKDM, MIE, AKBN dhe shfrytezuesve te digave.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 34 te KKDM, datë 27.12.2022 këtu

Në fund te mbledhjes, Kryetari i KKDM informoi antaret per viziten ne Maqedonine e Veriut si dhe per Memorandumin e Mirekuptimit te nenshkruar me Komitetin e digave te medha te Maqedonise se Veriut, MACOLD.

Diga e Bovilles
Diga e HEC Fangut

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit