Kush jemi
Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).
KKDM përbehet nga 11 Antarë dhe mblidhet rregullisht gjatë të gjithe vitit nën drejtimin e Kryetarit të saj për të marrë vendime lidhur me të gjithe funksionet dhe detyrat e ngarkuara sipas legjislacionit ne fuqi.
Për Realizimin e detyrave, KKDM ndihmohet nga Keshilli Teknik i Përhershëm i Digave (KTPD) si organ këshillimor i tij.
Sekretariati Kombëtar i digave të mëdha (SKDM) si zyrë ekzekutive e KKDM vepron ne Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise dhe ndjek veprimtarine kontrolluese te projektimit, ndertimit dhe shfrytezimit te digave dhe dambave te medha. Inspektoriati Teknik i Digave dhe dambave (ITD) eshte organ qe ushtron kontroll gjate ndertimit, shfrytezimit dhe mirembajtjes se digave. ITD eshte pjese e struktures se SKDM Struktura Organizative është e percaktuar ne ligjin Nr. 8681, date 02.11.2000 “Per Projektimin, Ndërtimin, shfrytezimin dhe mirembajtjen e digave dhe dambave” i perditesuar ne 14.02.2013