01. Dhjetor 2024

Lajmet, Nëntor 2022

19 Dhjetor, 2022
Vizite pune në digen e HEC Fierzë
Në datën 21.11.2022, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) organizoi takimin e zakonshëm për muajin Nëntor 2022.

Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje si me poshte:

  •  Rregullorja e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise se diges se HEC Banje e paraqitur nga Devolli HP si shfrytezues i diges dhe rezervuarit te krijuar prej saj. Dokumentacioni teknik i kesaj Rregullore e dorëzuar pranë SKDM ka perfshire kerkesat e udhezimit te KKDM te shprehura ne Vendimin Nr. 3, dt.19.10.2020 ne lidhje me hartimin e rregullores. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve, KKDM vendosi te miratoj Rregulloren e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise së digës së HEC Banje e paraqitur nga shoqeria Devolli HP,

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 29 te KKDM, datë 21.11.2022 këtu

  •  Kërkesen e Ministrisë së Mbrojtjes për dhënie mendimi ne lidhje me vleresimin e rriskut nga fatkeqesite natyrore në nivel qendror. Kërkesa ishte e shoqeruar me projekt vendimin qe do ti propozohet Keshillit te Ministrave, Raporti i Konsoliduar per vleresimin e riskut te fatkqesive i pregatitur nga konsulente te AKMC si dhe anekset perkatese per seicilin prej risqeve te percaktuar ne raport Pas diskutimeve të të gjithe antarëve pjesmarres, KKDM vendosi te mos miratoj Raportin e konsoliduar per vleresimin e riskut te fatkeqesive ne lidhje me carjet e digave. Njekohesisht, KKDM kerkoi rivleresimin e raportit te konsoliduar ne lidhje me carjet e digave duke marre ne konsiderate legjislacionin ne fuqi per digat, gjendjen aktuale te digave, mungesen e standarteve bashkekohore për projektimin, monitorimin dhe sigurine e digave, analizen tekniko – ekonomike te kushteve te monitorimit, shfrytezimit dhe sigurise se digave sipas udhezimeve te KKMD.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 30 te KKDM, datët 21.11.2022 këtu

  •  Ecuria e projektit te financuar nga qeveria zvicerane per monitorimin dhe sigurine e digave te kaskades se lumit Drin. Kryetari informoi antaret e KKDM ne lidhje me takimet e perfaqesuesve te qeverise zvicerane dhe vizitat ne digen e HEC Fierze sebashku me ta dhe me specialistet e KESH. Ne keto takime, kryetari I KKDM theksoi faktin e mungeses se informacionit nga KESH ne lidhje me kete projekt si dhe kerkesen per nje informim ne lidhje me ecurine e projektit dhe problematikat e hasura gjate zbatimit te tij. Gjithashtu, u kerkua mbeshtetja e qeverise zvicerane permes programit SECO për njohjen me eksperiencen zvicerane per metodologjine e procesit te kontrollit teknik per gjendjen dhe monitorimin e digave ne periudha afatgjate 5-10 vjecare, kryerjen e nje kontrolli te plote teknik per gjendjen, monitorimin dhe sigurine ne 6 digat e kaskades se lumit Drin sipas kerkesave te VKM nr. 147, neni 37 dhe pervojës në Zvicër. Një bashkepunim me Autoritetin e Sigurise së digave të Zvicrës dhe angazhimi i ekspertëve zvicerane të kesaj fushe do jetë mjaft i rëndësishem

Në datën 15 Nendor 2022, u organizua një takim i Kryetarit te KKDM, z. Arjan Jovani me përfaqesuesit e qeverise zvicerane ne lidhje dhe projektin e financuar nga qeveria zvicerane permes programit SECO per sigurine dhe monitorimin e digave te kaskades se lumit Drin. Në datat 17-18 Nendor 2022, takimet vijuan në terren duke kryer edhe vizita ne digen e HEC Fierze si dhe nje kontroll I sistemeve te monitorimit te digës. Më shume detaje jepen në informacionin e dhënë gjatë zhvillimit të mbledhjes së KKDM në muajin Nëndor 2022.

Diga e HEC Banjë
Vizite pune në digen e HEC Fierzë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit