14. Qershor 2024

Takimi vjetor i 91 i ICOLD në Goteborg Suedi, Qershor 2023

5 Korrik, 2023
Takimi vjetor i 91 i ICOLD ne Goteborg te Suedise
Nga datat 11 – 15 Qershor 2023, në Goteborg te Suedise u organizua takimi vjetor i 91
Komisionit Nderkombetar per Digat e Medha (ICOLD).

Gjithashtu, ne daten 12-13 Qershor 2023 u organizuan takimet e Komiteteve teknike te ICOLD. Ne mbledhjen e Komitetit teknike te sigurise se digave ku perfaqesuesi i Shqiperise eshte antar I perhershem u diskutuan propozime per pregatitjen e buletineve perkatese ne fushen e Sigurise se digave si dhe Vleresimit te rrezikut si dhe kerkesat e reja te Bankes Boterore ne lidhje me pregatitjen e Planeve te Sigurise se digave ne projektet e digave te reja dhe rehabilitimin e digave te medha ekzistuese

Ne daten 15.06.2023 u organizua mbledhja e Asamblese se pergjithshme ne te cilen u zgjodhen dy zevendes presidente te rinj te ICOLD per zonen e Europes dhe Azise si dhe u pranuan 3 vende te reja duke e cuar numrin e antarev ete ICOLD ne 107 antare.

Gjithashtu, ne mbledhjen e Asamblese se pergjithshme u diskutuan 100 propozimet e ardhura nga Komitetet e digave te vendeve te ndryshme per ceshtjet kryesore qe do te trajtohen ne Kongresin e Ardhshme te ICOLD i cili do te organizohet ne Kine ne vitin 2025. Permes nje procesi votimi transparent u ra dakord qe ceshtjet kryesor qe do trajtohen ne kete kongres do te jene:

  • Diga dhe rezervuare te rinj per pershtatjen me ndryshimet Klimatike
  • Siguria e Digave dhe argjinaturave ne nje bote ne ndryshim
  • Siguria e digave dhe dambave perballe eventeve ekstreme dhe ndryshimeve klimatike
  • Performanca e Termeteve dhe Siguria e digave dhe rezervuareve te hidroenergjise

Ne kete event mori pjese edhe nje ekip i KKDM dhe i FIRD. Gjate takimit, ekipi shqiptar prezantoi dy tema ne lidhje me monitorimin e diges se Qyrsaqit si dhe ne lidhje me permiresimin e monitorimit dhe sigurise se digave ne Kosove

Ekipi i KKDM i kryesuar nga Kryetari i saj, z. Arjan Jovani, gjate diteve te qendrimit ne kete organizoi takime pune me kryetaret e Komiteteve analoge te Frances, Italise, Greqise, Japonise,Kines, Bullgarise, Sllovenise, Maqedonise se Veriut, etj ku u diskutuan ceshtjet e bashkepunimit
dypalesh ne te ardhmen si dhe organizimi i aktiviteteve te perbashketa ne fushen e digave.

Ne takimin me antaret e JPCOLD u arrit te firmoset memorandumi i Mirekuptimit ndermjet JPCOLD dhe KKDM nga Presidenti i JPCOLD, z. Sugiyama dhe kryetari i KKDM z. Arjan Jovani.

Gjate takimit me presidentin e CFBR, z. Denis Albrecht u diskutua dhe u ra dakord per mundesine e organizimit te nje simpoziumi nderkombetar ne Shqiperi gjate vitit 2024 me fokus ne drejtim te zhvillimeve dhe teknologjive te avancuara ne drejtim te projektimit dhe monitorimit te digave te
medha

Me shume detaje per aktivitetet e organizuara ne kete event gjenden ne website: www.icold-cigb.org

Takimi vjetor i 91 i ICOLD ne Goteborg te Suedise
Mbledhja e 91 ICOLD Geteborg Suedi
Takimi vjetor i 91 i ICOLD ne Goteborg te Suedise-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit