Takim pune ndermjet KKDM dhe JPCOLD.
Gjate takimit vjetor te ICOLD ne Goteborg te Suedise, me kerkese te Kryetarit te Komitetit Kombëtar te Digave të Mëdha te Shqiperise (KKDM), ne daten 13.06.2023 u organizua nje takim pune ndermjet perfaqesuesve te larte te Komitetit Kombetar te Digave te medha te Japonise (JPCOLD) dhe ALBCOLD.
Ne takim nga pala Japoneze moren pjese z. Hiroyasu Sugiyama- Presidenti i JPCOLD, prof. Tesuya Sumi –
profesor prane Universitetit te Tokios, Antar i bordit drejtues te JPCOLD dhe zevendes President i ICOLD, z. Masayuki Kashiwayanagi- Drejtor i menaxhimit prane JPCOLD si dhe antare te bordit drejtues te JPCOLD dhe perfaqesues te Ministrise japoneze per Token, Infrastrukturen dhe Turizmit
Ne takim nga pala shqiptare moren pjese z. Arjan Jovani- Kryetar i KKDM, z. Ergys Verdho- Drejtor i KESH, z. Ermal Kacurri-antar i KKDM dhe drejtor i Drejtorise se Veprave Hidroteknike prane KESH dhe z. Erjon Qosja – kryetar i Forumit te Inxhiniereve te rinj te digave ne Shqiperi.
Gjatë takimit u shqyrtuan cështje te rendesishme ne lidhje me bashkepunimin ndermjet dy Komiteteve homologe, standartet teknike per masat antisizmike ne digat e medha, menaxhimin e rrisqeve, problematikat per sedimentet ne rezervuaret e krijuar nga digat si dhe per rolin strategjik te rezervuareve ne prodhimin e hidroenergjise.
Në fund të takimit, u nenshkrua nje Memorandum i Mirekuptimit ndermjet JPCOLD dhe ALBCOLD. Memorandumi i nenshkrua nga z. Hiroyasu Sugiyama- President i JPCOLD dhe z. Arjan JOVANI – Kryetar i KKDM,
Memorandumi i Mirëkuptimit fokusohet në disa drejtime kryesore sic janë:
- Shkëmbim i eksperiencave te Inxhiniereve per sigurine, mirembajtjen dhe monitorimin e digave te medha si dhe në lidhje me menaxhimin e rrisqeve dhe efekteve te sedimenteve ne rezervuaret e krijuar prej tyre
- Shkëmbim i eksperiencave në drejtim te perditesimit dhe permiresimit te standarteve teknike ne fushen e digave te medha
- Vizita pune te specialisteve ne fushen e digave në të dy vendet
- Rrisqet sizmike per digat e medha
- Promovimi dhe mbështetja e inxhiniereve te rinj ne sektorin e digave
Për informacion më të detajuar, mund te shikoni linkun Marreveshje dhe Bashkepunime, Memorandumi i Mirekuptimit ndermjet ALBCOLD dhe JPCOLD bashkelidhur.