17. Janar 2025

Lajmet, Qershor 2023

5 Korrik, 2023
HEC Banje
Në datën 21.06.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Qershor 2023. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje si me poshte:
  • Raporti vjetor i vitit 2022 per shfrytezimin, operimin, monitorimin dhe sigurine e diges se liqenit Artificial te Tiranes qe shfrytezohet nga UKT dhe te 38 digave qe shfrytezohen nga bashkia Tirane. Nga shqyrtimi I dokumentacionit te ardhur ne SKDM, rezulton se UKT akoma nuk ka dorezuar nje Raport ne lidhje me digen e liqenit te Tiranes dhe nuk ka dhene asnje informacion ne lidhje me plotesimin e kerkesave te KKDM per monitorimin e kesaj dige. Diga e Tiranes vazhdon te jete ne gjendje problematike duke qene se prej me se 20 vitesh nuk jane kryer rehabilitimitet e kerkuara nga KKDM. Gjithashtu, Bashkia Tirane nuk ka pregatitur dhe dorezuar akoma planet e emergjencave civile dhe rregulloret per shfrytezimin, operimin, monitorimin dhe sigurine e digave te medha qe administrohen prej saj. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDM vendosi te organizohen takime pune me perfaqeuesit e UKT dhe bashkise Tirane per tju kerkuar zbatimin e kerkesave te ligjit per shfrytezimin, monitorimin dhe sigurine e digave te medha qe admnistrohen prej tyre
  • Regjistri I digave te medha dhe shfrytezuesve te tyre per vitin 2022. KTPD pas verifikimit te rregjistrit ekzistues te digave te medha dhe dokumentacionit te ardhur gjate ketij vitit, paraqiti rregjistrin e rishikuar dhe te perditesuar per digat e medha dhe per shfrytezuesit e digave. Sipas ketij rregjistri, rezulton se ne Shqiperi jane 351 diga te medha qe shfrytezohen nga 67 subjekte publike dhe private. Nje liste e digave te medha dhe shfrytezuesve te tyre u paraqit per shqyrtim dhe miratim. KKDM pas shqyrtimit te kesaj liste vendosi te miratoj rregjistrin e digave te medha dhe shfrytezuesve te tyre te paraqitur nga KTPD. Kjo liste do te botohet ne faqen e internetit te KKDM.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 18 te KKDM, datët 21.06.2023 këtu

  • Raporti vjetor i vitit 2022 per shfrytezimin, operimin, monitorimin dhe sigurine e diges se HEC Murdhar e paraqitur nga kompania HYDROENERGY shpk si shfrytezuese e diges dhe rezervuarit te krijuar prej saj. Nga shqyrtimi I Raportit rezultoi se Kompania nuk ka pregatitur akoma Rregulloren e shfrytezimit dhe monitorimit te diges, Nuk ka pregatitur planin e emergjencave civile ne rastet e prishjes se diges apo prurjeve maksimale te mundshme si dhe nuk ka te instaluar sistemet e alarmit sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDM vendosi ti kerkoj shfrytezuesit te diges rregulloren e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise së diges, Planin e emergjencave civile, kryerjen e matjeve batimetrike per volumet aktuale te ujit ne rezervuarin e krijuar prej kesaj dige, etj

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 19 te KKDM, datët 21.06.2023 këtu

Gjithashtu ne daten 22 Qershor 2023, u organizuar nje vizite pune ne digen e HEC Banje ne kuadrin e planit te punes te miratuar nga KKDM per kontrollin 5 vjecar te 4 digave te medha qe jane vene ne perdorim ne vitet e fundit

Ne daten 26- 29 Qershor 2023, me ftese te rrjetit europian te Autoriteteve te sigurise se digave u organizua nje vizite pune ne Tampere te Finlandes e kryetarit te KKDM. Gjate kesaj vizite u organizuan takime pune me perfaqesues te Autoriteteve te Sigurise se Digave te UK, Austrise, Italise, Zvicres, Norvegjise, Finlandes, Suedise, Greqise, etj. Nje informacion me I detajuar per keto takime dhe ceshtjet e shqyrtuara gjate kesaj vizite do te jepen ne ditet ne vijim.

HEC Banje
Vizite HEC Banje

Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit