17. Janar 2025

Takim pune ndërmjet KKDM(ALBCOLD) dhe ITCOLD, 10-11.10.2022

24 Tetor, 2022
Takim me ITALCOLD
Me ftesë të presidentit te Komitetit Kombëtar te Digave të Mëdha te Italise (ITCOLD), z. Ruggeri, ne datat 10-11 Tetor 2022, Kryetari i KKDM, z. Arjan Jovani, mori pjese ne workshopin e organizuar nga ITCOLD “Digat dhe Territoret”.

Workshopi u organizua në Saint Vincent, Aosta, Itali ku moren pjese perfaqesues te larte te ITCOLD si presidenti i EUROCOLD, Z. Jean Jacque FRY si dhe Kryetarja e SLOCOLD), zj. Nina Humar.

Gjatë puntorisë u shqyrtuan cështje te rendesishme ne lidhje me Rolin strategjik te rezervuareve ne prodhimin e hidroenergjise, Rolin e sektorit hidroenergjitik ne tranzicionin aktual te energjise si dhe u bene analiza social ekonomike dhe mjedisore ne marredheniet e digave me territorin

Në datën 10.10.2022 u organizua edhe nje takim dypalesh ndermjet Kryetarit te ALBCOLD dhe perfaqesuesve te ITCOLD, z. Ruggeri – President I ITCOLD, dhe z. Fornari – antar i bordit drejtues te ITCOLD

Gjate ketij takimi dypalesh u diskutuan disa ceshtje te rendesishme si me poshte:

  •  Shkembim eksperience ne lidhje me permiresimet dhe perditesimet e legjislacionit ne sektorin e sigurise se digave
  •  Shkembim eksperience ne lidhje me Perditesimi dhe permiresimi i Standarteve teknike per projektimin, monitorimin dhe sigurine e digave te medha
  •  Roli i Komiteteve kombetare te digave ne pregatitjen e udhezimeve dhe rekomandimeve per projektimin e digave dhe sigurine e tyre
  •  Planet e sigurise se digave dhe Certifikimi i sigurise se digave ne te ardhmen
  •  Vleresimi i aseteve te digave te medha dhe strukturave hidraulike te tyre
  •  Bashkepunimi dypalesh ne fushen e digave

Në fund të takimit, u nenshkrua nje Memorandum i Mirekuptimit ndermjet ITCOLD dhe ALBCOLD. Memorandumi i nenshkrua nga z. Giovanni Ruggeri – President i ITCOLD dhe z. Arjan JOVANI – Kryetar i KKDM,

Memorandumi i Mirëkuptimit fokusohet në disa drejtime kryesore sic janë:

  •  Shkëmbim i eksperiencave në lidhje me aspektet ligjore, institucionale, teknike per sigurine e digave
  •  Shkëmbim i eksperiencave në drejtim te perditesimit dhe permiresimit te standarteve teknike ne fushen e digave
  •  Shkëmbim eksperiencash ne drejtim te vleresimit te aseteve te digave dhe strukturave hidraulike
  •  Shkëmbim eksperiencash ne fushen e Certifikimit te sigurise se digave dhe Auditimit periodik te tyre nga eksperte te kualifikuar te pavarur
  •  Vizita pune te specialisteve ne fushen e digave në të dy vendet
  •  Promovimi dhe mbështetja e inxhiniereve te rinj ne sektorin e digave
  •  Pjesmarrje në aktivitetet e ALBCOLD dhe ITCOLD si dhe në trainimet ne fushen e sigurise dhe monitorimit te digave

Për informacion më të detajuar mbi tekstin e plote te Memorandumit te bashkepunimit klikoni këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit