Lajmet, Shtator 2022
Në datën 22.09.2022, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Shtator 2022.
Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan problematikat ne lidhje me masivet rreshqites te Poraves dhe Gropaj ne afersi te diges se HEC Fierze, masivit rreshqites te koluvioneve ne afersi te diges se Koman si dhe Raporti 6 mujor i KESH ne lidhje me gjendjen, monitorimin dhe sigurine e digave te kaskades se lumit Drin qe admnistrohen nga KESH. Pas diskutimeve te antareve qe ishin prezent, KKDM vendosi ti kerkoj KESH, si shfrytezues i ketyre digave, si me poshte:
- Verifikimin ne terren nga specialistet e DSD te te dhenave te matjeve te kryera ne masivet e Poraves dhe Gropaj prane diges se HEC Fierze gjate vitit te fundit si dhe plotesimin e sistemeve te monitorimit te tyre me te gjithe instrumentat dhe matjet e duhura. Keto matje duhet te shoqerohen me matjet gjeodezike te kokave te ketyre instrumentave si dhe analizen e hollesishme dhe te kombinuar te te dhenave te monitorimit per keto masive gjate 5 viteve te fundit. Keto te dhena dhe analiza perkatese per masivet rreshqitese si dhe per monitorimin e filtrimeve ne digen e Komanit duhet te jene pjese e raportit Vjetor 2022 per gjendjen, shfrytezimin dhe monitorimin e digave te Kaskades se lumit Drin.
- Pregatitjen e nje Raporti teknik ne lidhje me ecurine dhe rezultatet e projektit per Sigurine e digave te financuar nga qeveria Zvicerane. Ky Raport teknik duhet te dorezohet per shqyrtim prane KKDM brenda muajit Nendor 2022,
- Dorezimin e dokumentacionit teknik te duhur dhe projekteve sipas faktit te zbatuara ne kuader te projektit te financuar nga Banka Boterore dhe KfW sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi
- Perditesimin e Rregullores se shfrytezimit, Monitorimit dhe Kontrollit te digave dhe rezervuareve te kaskades se lumit Drin sipas kerkesave te VKM Nr. 147, date 18.03.2004 “Rregullorja per Sigurine e digave dhe dambave”, Neni 29 si dhe Udhezimeve te dhena ne Vendimin Nr. 3 te KKDM , date 19.10.2020
- Pregatitjen e nje Raporti ne lidhje me vleresimin e Aseteve te 6 digave te kaskades se lumit Drin. Raporti duhet te dorezohet prane KKDM brenda muajit Nendor 2022.
Për informacion më të detajuar ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 24 te KKDM, datë 22.09.2022 këtu
Ne daten 12 Shtator 2022 u organizua takimi virtual ndermjet Presidentit te ICOLD, z. Michel Lino, presidentit te komitetit kombetar te digave dhe rezervuareve te Frances, Aelbrecht si dhe perfaqesuesve te KKDM. Me shume detaje jane dhene ne lajmet e vecanta per kete takim gjate muajit Shtator 2022
Në datën 15 Shtator 2022, KKDM ka organizuar vizita pune ne terren tek digat e Lumar 1 dhe Lumar 2 te bashkise Mallakaster. Keto vizita u organizuan ne bashkepunim me kryetarin e bashkise se Mallakastres si dhe prefektin e Qarkut te Fierit. Ne keto vizita u konstatua se ka probleme me bllokimin e ujeleshuesve te ketyre digave si dhe me sistemet e ujitjes pas ketyre digave duke bere qe keto diga te jene jasht funksionit per ujitje dhe problematike per sigurine e tyre gjate sezonit te plotave. Ne fund te ketyre vizitave, u la detyre qe te merren masat per zhbllokimin e ketyre ujeleshuesve si dhe per pregatitjen e rregulloreve te shfrytezimit, monitorimit dhe kontrollit te digave si dhe te planeve te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile.