Lajmet , Tetor 2022
Në datën 24.10.2022, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Tetor 2022.
Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje si me poshte:
- Projekti i zbatimit i rishikuar dhe I plotesuar per rehabilitimin e diges se Pacomit ne Permet. Dokumentacioni teknik i projektit te zbatimit te rishikuar i dorëzuar pranë SKDM ka perfshire kerkesat e KKDM te shprehura ne Vendimin e KKDM Nr. 19, dt.21.07.2022 ne lidhje me llogaritjet e qëndrueshmërise së digës, matjet batimetrike të volumeve aktuale të ujit në rezervuar dhe kurbat e volumeve dhe të sipërfaqes së ujit ne Rezervuar deri në kuotën maksimale të uji, analizen e filtrimeve ne anen e poshtme te diges si dhe instalimin e instrumentave te monitorimit gjeodezik dhe hidraulik te diges. Projekti ishte i shoqëruar edhe me Oponencen e një firme konsulente të licencuar e cila ka arritur në konkluzionin se Projekti i plotëson kushtet teknike për zbatimin e tij. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve, KKDM vendosi te miratoj projektin e zbatimit te rishikuar per Rehabilitimin e diges se Pacomit
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 25 të KKDM, datë 24.10.2022 këtu
- Projekti i zbatimit per riparimin e diges se Libofshes ne Fier ne baze te kerkeses se Bashkise Fier per te shqyrtuar projektin e zbatimit ne lidhje me disa punime riparimi ne digen e Libofshes qe administrohet nga Bashkia Fier. Bazuar ne Nenin 27 te VKM perkatese si dhe ne faktin qe punimet e parashikuara konsistojne ne disa riparime te kesaj dige, Bashkia Fier nuk kerkon miratim te projektit por vetem mendimin e KKDM ne lidhje me projektin ne fjale. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve pjesmarres, KKDM pranoj kerkesen e Bashkise Fier per te vijuar punimet per riparimin e diges se Libofshes duke u bazuar ne nenin 27 te VKM Nr. 147, date 18.03.2004. Njekohesisht, KKDM kerkoi plotesimin e projektit me sisteme monitorimi perkates, informomin e KKDM ne lidhje me mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve si dhe pregatitjen e rregullores se shfrytezimit , monitorimit dhe sigurise se diges sipas udhezimeve te KKD
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 26 te KKDM, datë 24.10.2022 këtu
- Buxheti i nevojshem per vitin 2023 ne lidhje me aktivitetet e KKDM dhe detyrimet ndaj ICOLD si dhe per pjesmarrjet ne aktivitetet e ICOLD dhe EUROCOLD gjate vitit 2023
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 27 te KKDM, datë 24.10.2022 këtu
- Arkivimi I dokumentacionit teknik per digat e medha dhe dhe aktivitetet e KKDM ne baze te kerkeses se Arkives Qendrore Shteterore
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 28 te KKDM, datë 24.10.2022 këtu
Ne daten 10-11 Tetor ne Aosta te Italise u organizua nje takim i Kryetarit te KKDM, z. Arjan Jovani dhe Presidentit te ITCOLD, z. Giovanni Ruggeri. Ne fund te takimit , u nenshkrua edhe Memorandumi i Mirekuptimit ndermjet dy Komiteteve. Me shume detaje jane dhene ne lajmet e vecanta per kete takim gjate muajit Tetor 2022
Në datën 20-22 Tetor, u organizua nje vizite e antareve te SLOCOLD ne disa diga te medha te vendit tone si Digat e Qyrsaqit dhe Zadejes ne HEC Vau I Dejes si dhe ne digat e HEC Ulzes dhe HEC Shkopetit. Ne daten 22.10.2022, u organizua nje takim pune ndermjet KKDM dhe SLOCOLD ku u diskutuan ceshtje te perbashketa ne lidhje me monitorimin dhe sigurine e digave te medha, shkembimin e eksperiencave, etj. Ne fund te takimit, u nenshkrua nje memorandum mirekuptimi ndermjet KKDM dhe SLOCOLD ne lidhje me bashkepunimin ne te ardhmen ndermjet dy komiteteve si dhe shkembimin e eksperiencave ne te dy vendet.