Lajmet , Maj 2023
19 Qershor, 2023
Në datën 25.05.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Maj 2023. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje si me poshte:
- Rregullorja e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise se digave te bashkise Rrogozhine e paraqitur nga Bashkia ne fjale si shfrytezuese e diges dhe rezervuarit te krijuar prej saj. Dokumentacioni teknik i kesaj Rregullore e dorëzuar pranë SKDM nuk i ka perfshire kerkesat e udhezimit te KKDM te shprehura ne Vendimin Nr. 3, dt.19.10.2020 ne lidhje me hartimin e rregullores. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve, KKDM vendosi te mos miratoj Rregulloren e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise së digave te Bashkise Rrogozhine, Njekohesisht, KKDM vendosi ti kerkoj bashkise Rrogozhine rishikimin dhe pregatitjen e kesaj rregulloreje ne perputhje me kerkesat e KKDM si dhe dorezimin per miratim prane KKDM te Planit te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per shkak te perdorimit te digave ne kete bashki,
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 14 te KKDM, datë 25.05.2023 këtu
- Kërkesen e UKD ne lidhje me masat qe duhet te merren per rehabilitimin e diges se Manskurise qe shfrytezohet nga kjo Ndermarrje. Kërkesa ishte e shoqeruar me detyren e projektimit per hartimin e nje projekt zbatimi ne lidhje me rehabilitimin e diges dhe te Impiantit te trajtimit te ujit te pijshem prane diges si dhe per rritjen e masave te sigurise te diges se Manskurise. Pas njohjes me situaten problematike te kesaj dige dhe diskutimeve të të gjithe antarëve pjesmarres, KKDM vendosi te miratoj kerkesen e UKD per hartimin e projektit te zbatimit per rehabilitimin dhe monitorimin e diges si dhe hartimit te planit te emergjencave civile duke perfshire edhe pregatitjen e hartave te permbytjeve ne zonat urbane poshte kesaj dige. Gjate hartimit te projekt zbatimit duhet te merren ne konsiderate kerkesat e legjislacionit ne fuqi per sigurine e digave. Njekohesisht, antaret e KKDM rane dakord ti kerkohet MIE dhe AKUM te mbeshtet kerkesen e UKD per hartimin e projektit te fjale dhe marrjen e masave te emergjences ne lidhje me sigurine dhe monitorimin e diges se Manskurise permes nje analize tekniko – ekonomike te kushteve te monitorimit, shfrytezimit dhe sigurise se digave sipas udhezimeve te KKMD.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 15 te KKDM, datë 25.05.2023 këtu
- Informacioni ne lidhje me numrin e njerezve ne rrezik ne zonat urbane poshte digave te medha qe perdoren per ujitje. Kryetari informoi antaret e KKDM ne lidhje me mungesen e informacionit nga shfrytezuesit e digave per njerezit ne rrezik qe banojne ne zonat urbane poshte digave qe perdoren per ujitje. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve pjesmarres, KKDM vendosi tu kerkoj MBZHR dhe Bashkive qe shfrytezojne digat per ujitje nje informacion ne lidhje me numrin e njerezve ne zonat urbane qe jane ne rrezik ne rast te prishjes se digave si dhe hartimin e planit te emergjencave civile duke perfshire edhe pregatitjen e hartave te permbytjeve ne zonat urbane poshte ketyre digave.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 16 te KKDM, datët 25.05.2023 këtu
- Problematika e konstatuar ne lidhje me demtimet e strukturave hidraulike te HEC Ashtes dhe Argjinatures se Mjedes. Kryetari informoi antaret e KKDM ne lidhje me disa problematika serioze te dhena ne raportin vjetor te Shfrytezuesit te HEC Ashtes, ENERGJI ASHTA shpk ne lidhje me demtimet e konstatuara ne argjinaturen e Mjedes si dhe ne strukturat hidraulike te Spathares qe ndodhen tek HEC Ashta 1. Demtimet e konstatuara mund te sjellin prishje te pjesshme te ketyre strukturave dhe pasoja te renda per jeten e banoreve ne zonat urbane qe ndodhen poshte tyre. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve pjesmarres, KKDM vendosi qe keto struktura te trajtohen si objekte te rendesise se vecante dhe ti kerkoj MBZHR marrjen e masave urgjente per rehabilitimin e tyre.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 17 te KKDM, datë 25.05.2023 këtu