06. Tetor 2022

Language switcher

Takim me presidentin e ICOLD dhe CFBR, 12.09.2022

19 Shtator, 2022
Takim virtual me ICOLD
Ne daten 12 Shtator 2022, me kerkese te Kryetarit te KKDM, z. Arjan Jovani, u organizua nje takim virtual me presidentin e ICOLD, z. Lino dhe presidentin e CFBR, z. AELBTRCHT.

Ne takim moren pjese antaret e KKDM, z. Llambro Duni, z.Neritan Shkodrani dhe zj. Rolanda Hila, antari i KTPD, z. Arduen Karagjozi si dhe sekretari pergjithshem i ICOLD, z. De Vivo

Ne fillim te takimit, Z. Arjan Jovani beri nje prezantim per digat e medha ne Shqiperi dhe organizimin e KKDM sipas legjislacionit ne fuqi. Me pas, z. AELBRECHT beri nje prezantim per Digat ne France dhe aktivitetet e Komitetit Francez te digave dhe Rezervuareve (CFBR)

Takimi vazhdoi me diskutimin e eksperiencave per ceshtje te rendesishme ne fushen e digave si :

  • Perditesimi dhe permiresimi i Standarteve teknike per projektimin e digave te medha.
  • Roli i Komiteteve te digave ne pregatitjen e udhezimeve dhe rekomandimeve per projektimin e digave dhe sigurine e tyre.
  • Permiresimi dhe perditesimi i legjislacionit ne fushen e digave dhe shkembimi i eksperiencave me Komitetet homologe.
  • Planet e sigurise se digave dhe Certifikimi i sigurise se digave ne te ardhmen.
  • Vleresimi i aseteve te digave te medha dhe strukturave hidraulike te tyre.

Z. Jovani informoi Presidentin e ICOLD per aktivitetet qe do te organizohen muajin e ardhshem me SLOCOLD dhe ITCOLD, z. De Vivo ofroi ndihmesen e sekretariatit te pergjithshem te ICOLD per te vene ne dispozicion te KKDM buletine dhe dokumentacion teknik perkates ne fushen e projektimit dhe sigurise se digave.

Pjesmarresit rane dakord qe te organizohet nje workshop i perbashket dy ditor ne Shqiperi ndermjet KKDM dhe CFBR ku do te diskutohen problematikat kryesore te digave ne te dy vendet.

Gjithashtu, u ra dakord te shqyrtohet me Komitetet drejtuese te KKDM dhe CFBR mundesia e nje memorandumi mirekuptimi ndermjet dy komiteteve analoge

Z.Jovani ftoi z. Lino dhe z. Aelbrecht per nje vizite pune ne Shqiperi gjate te ciles do te organizohen vizita ne disa diga te medha si dhe do te behet nje takim me antaret e KKDM.

Takim virtual me ICOLD
Meeting me ICOLD

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit