17. Janar 2025

Lajmet, Gusht 2022

14 Shtator, 2022
Takim Prefektura Fier
Në datën 22.08.2022, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Gusht 2022.
Çështjet kryesore të shqyrtuara në këtë mbledhje ishin:

1- Analiza dhe diskutimi ne lidhje me zbatimin e kerkesave te VKM Nr. 147 dhe Vendimit te KKDM Nr. 3, date 09.10.2020 per hartimin e rregulloreve te shfrytezimit, mirembajtjes dhe monitorimit te digave te medha nga shfrytezuesit e tyre. Pas diskutimeve te antareve qe ishin prezent, KKDM vendosi ti kerkoj shfrytezuesve te digave te medha qe perdoren per ujitje, peshkim dhe furnizim me uje te dorezojne rregulloret e shfrytezimit, mirembajtjes dhe monitorimit te digave te hartuara sipas kerkesave te legjislacionit te mesiperm dhe vendimit perkates te KKDM.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 21 te KKDM, datë 22.08.2022 këtu

2- Shqyrtimi i Dokumentacionit teknik te projektit te zbatimit per rehabilitimin e diges se Cerkezes ne bashkine e Tiranes. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, KKDM miratoi projektin e zbatimit te paraqitur dhe i kërkoi shfrytezuesit të saj informimin per fillimin e punimeve ne kete objekt sipas kërkesave të legjislacionit ne fuqi. Gjithahstu, Shfrytezuesi I diges duhet te dorezoj rregulloren e shfrytezimit, mirembajtjes dhe monotorimit te diges prane KKDM pas perfundimit te punimeve

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 22 te KKDM, datë 22.08.2022 këtu

3- Shqyrtimi i kerkesës së ICOLD per ceshtjet kryesore teknike qe duhet te diskutohen ne kongresin e 28 te ICOLD. Antaret e KKDM sugjeruan dhe rane dakord qe ceshtjet kryesore qe duhet te propozhen per tu shqyrtuar ne kongresin e ardhshme te ICOLD te jene ceshtjet qe lidhen me certifikimin e sigurise se digave dhe planeve te sigurise se tyre, Perditesimi I metodikave per llogaritjet e sistemeve te shkarkimit dhe kapaciteteve te tyre ne funksion te ndryshimeve klimatike, Vleresimi dhe menaxhimi i asteve te rezervuarave, digave dhe strukturave te tyre hidraulike si dhe perditesimi i metodikave oer studimet gjeoteknike dhe gjeofizike ne lidhje me digat e reja dhe digat ne shfrytezim

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 23 te KKDM, datë 22.08.2022 këtu

Në datën 29 dhe 31 Gusht 2022, KKDM ka organizuar takime pune me prefektin e qarkut Vlore si dhe
perfaqesuesit e bashkive te qarkut Fier. Ne keto takime u trajtuan disa ceshtje kryesore ne lidhje me
sigurine dhe monitorimin e digave te ujitjes si mungesa e planeve te gadishmerise ne rastet e
emergjencave civile, mungesa e monitorimit te digave te ujitjes qe administrohen nga keto bashki,
mungesa e vleresimit te aseteve te elementeve te digave si dhe kerkesat per Raportin e 6 mujorit te pare te
vitit 2022. Ne keto takime KKDM shprehu shqetesimin se shfrytezuesit e digave nuk njohin situaten e
volumeve te ujit ne rezervuaret e krijuar nga digat si dhe nuk situaten ne lidhje me zonat urbane qe mund
te permbyten ne rast te prishjes se mundshme te ndonje dige. Gjate takimeve u theksuar kerkesa e KKDM
se asnje projekt per rehabilitimin e digave nuk do te miratohet ne se nuk ka planin e gadishmerise ne
rastet e emrgjencave civile, vleresimin e aseteve te digave si dhe matjet e volumeve faktike te ujit.

Takim Prefektura Fier
Diga Cekrez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit