Lajmet , Shkurt 2023
Në datën 21.2.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Shkurt 2023.
Në këte takim u analizua dhe u shqyrtuan disa çështje si më poshtë:
- Rregullorja e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise se diges se HEC Lumzi. Dokumentacioni teknik i kesaj Rregullore te dorëzuar pranë SKDM eshte hartuar sipas kerkesave te udhezimit te KKDM te shprehura ne Vendimin Nr. 3, dt.19.10.2020 ne lidhje me hartimin e kesaj rregullore. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve, KKDM vendosi te miratoj Rregulloren e shfrytezimit, operimit, mirembajtjes, monitorimit dhe sigurise së diges se HEC Lumzi duke lene edhe disa detyra ne lidhje me instalimin e sistemit te monitorimit hidrometeorologjik, sizmik dhe hidrogjeologjik, pregatitjen e planeve te reja te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile duke i shoqeruar edhe me hartat e permbytjeve ne zonat poshte tyre, perditesimin e rregullores se shkarkimit te plotave te medha duke perfshire edhe shkarkimet per shkak te prurjeve te medha me perseritje nje here ne 50 vjet dhe ne 100 vjet si dhe vleresimin dhe dorezimin e te dhenave te monitorimit per 5 vitet e fundit.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin e KKDM Nr. 06, datë 21.02.2023 këtu
- Rregullorja e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise se diges se HEC osoja qe shfrytezohet nga shoqeria Favina shpk. Dokumentacioni teknik i kesaj Rregulloreve te dorëzuar pranë SKDM nuk jane hartuar sipas kerkesave te udhezimit te KKDM te shprehura ne Vendimin Nr. 3, dt.19.10.2020 ne lidhje me hartimin e kesaj rregullore. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve, KKDM vendosi te mos miratoj Rregulloren e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise së diges se HEC Osojes qe shfrytezohet nga Shoqeria Favina shpk duke lene edhe disa detyra ne lidhje me procesin e monitorimit te diges, pregatitjen e planeve te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile te shoqeruar edhe me hartat e permbytjeve ne zonat poshte tyre, perditesimin e rregullores se shkarkimit te plotave te medha duke perfshire edhe shkarkimet per shkak te prurjeve te medha me perseritje nje here ne 50 vjet dhe ne 100 vjet si dhe vleresimin dhe dorezimin e te dhenave te monitorimit te diges dhe elementeve te saj ne 5 vitet e fundit.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin e KKDM Nr. 07, datë 21.02.2023 këtu
- Standarti Teknik Shteteror i Projektimit dhe Kontrollit te Digave me material vendi. Antarët e KKDM ngritën shqetësimin e mungesës së nje standarti teknik shteteror te perditesuar per digat me material vendi. Nomrat e vjetra te projektimit te miratura ne vititn 1989 aktualisht nuk jane funksionale dhe te pershtatshme me kushtet e sotme. Keto norma nuk kane te perfshira ceshtjet e standarteve teknike per monitorimin, sigurinë dhe projektet e rehabilitimit te digave ekzistuese në vendin tone. Në diskutime u vu theksi tek domosdoshmeria e ketij standarti duke u bazuar ne eksperiencat e vendeve europiane, rekomandimet e ICOLD te dhena ne Buletinet perkatese. Standardi i ri duhet tё synojё zёvendёsimin e normave teknike te projektimit te vitit 1989 per digat me material vendi me standarte tё reja teknike pёr t’u zbatuar nё fushёn e projektimit dhe te kontrollit te digave me material vendi. Bazuar ne situaten aktuale, u ra dakord per domosdoshmerine e hartimit dhe miratimit zyrtar te Standartit teknik shteteror ne lidhje me normat e kerkuara per projektimin, monitorimin, kontrollin dhe sigurine e digave te reja dhe atyre ekzistuese me material vendi sipas legjislacionit në fuqi nga institucionet përgjegjëse. Ne perfundim te diskutimeve, KKDM vendosi ti kerkoj MIE pergatitjen e Standartit teknik Shteteror per Projektimin dhe Kontrollin e Digave me material vendi sipas Vendimit te KKDM.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin e KKDM Nr. 08, datë 21.02.2023 këtu
Gjithashtu ne daten 17 Shkurt 2023 u organizua nje vizite ne terren per te inspektuar gjendjen aktuale te diges se Manskurise. Ne kete vizite moren pjese perfaqesues te KKDM, AKUM dhe UKD. Gjate vizites u konstatua se diga dhe kompleksi hidroteknik i Manskurise duke perfshire edhe impiantin e trajtimit te ujit eshte jashte funksionit qe prej 7 vitesh. Niveli i ujit ne Rezervuar eshte lejuar te jete ne nivelet minimale te projektit sipas kerkesave te KKDM. Aktualisht u ra dakord qe UKD te pregatit sa me shpejt te jete e mundur Detyren e projektimit dhe me pas te vazhdoj me procesin e pregatitjes se projektit te rehabilitimit te diges dhe impiantit te trajtimit te ujit me synimin e venies ne pune te ketij kompleksi hidroteknik te rendesishem per furnizimin me uje te zones se Golemit.