Lajmet , Janar 2023
Në datën 23.1.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Janar 2023. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje si me poshte:
1. Kerkesa e Ministrise se Mbrojtjes per dhenie mendimi ne lidhje me vleresimin e rishikuar te rriskut nga fatkqesite ne nivel qendror. Pas diskutimeve te te gjithe antareve, vendos qe KKDM te miratoj rivleresimin e nivelit te rriskut per carjet e digave nga 2 ne 3.75 ne raportin e konsoliduar te rishikuar per vleresimin e rriskut te fatkeqesive ne Shqiperi te pregatitur nga Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile ne lidhje me rriskun ndaj carjeve te digave. Gjithashtu, KKDM rekomandoj qe ne grupet e interesit te perfshihet edhe KKDM si dhe te rishikohet rrisku i carjes se digave per prodhim energjie ne qarqet Durres, Gjirokaster dhe Vlore
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 01 te KKDM, datë 23.01.2023 këtu
2. Rregullorja e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise se digave qe shfrytezohen nga bashkite Prrenjas dhe Rrogozhine. Dokumentacioni teknik i ketyre Rregulloreve te dorëzuar pranë SKDM nuk jane hartuar sipas kerkesave te udhezimit te KKDM te shprehura ne Vendimin Nr. 3, dt.19.10.2020 ne lidhje me hartimin e kesaj rregullore. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve, KKDM vendosi te mos miratoj Rregulloren e shfrytezimit, operimit, monitorimit dhe sigurise së digave qe shfrytezohen nga Bashkite Prrenjas dhe Rrogozhine duke lene edhe disa detyra ne lidhje me procesin e monitorimit te tyre, pregatitjen e planeve te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile duke i shoqeruar edhe me hartat e permbytjeve ne zonat poshte tyre, perditesimin e rregullores se shkarkimit te plotave te medha duke perfshire edhe shkarkimet per shkak te prurjeve te medha me perseritje nje here ne 50 vjet dhe ne 100 vjet.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimet e KKDM Nr. 02 datë 23.01.2023 këtu dhe Nr. 03 , datë 23.01.2023 këtu
3. Miratimi i Programit te punes te KKDM per vititn 2023.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 04 te KKDM, datë 23.01.2023 këtu
4. Standarti Teknik Shteteror teknik i projektimit dhe Kontrollit te Digave rezistente ndaj termetit.Antarët e KKDM ngritën shqetësimin e mungesës së standartit teknik shteteror ndaj efekteve te Termetit për projektimin e digave të reja si dhe për monitorimin, sigurinë dhe projektet e rehabilitimit te digave ekzistuese në vendin tone. Në diskutime u vu theksi tek domosdoshmeria e ketij standarti duke u bazuar ne eksperiencat e vendeve europiane, rekomandimet e ICOLD te dhena ne Buletinet perkatese si dhe standartet teknike bashkekohore te vendeve qe ndodhen në zonat me sizmicitet të lartë në fushën e rezistences së digave të mëdha ndaj Termetit. Standardi i ri duhet tё synojё zёvendёsimin e Kushteve teknike nё fuqi tё projektimit antisizmik tё digave, tё cilat nuk janё rishikuar qe prej 35 vitesh, me dispozita tё reja teknike pёr t’u zbatuar nё fushёn e projektimit antisizmik te tyre si dhe te kontrollit te sigurisё ndaj riskut sizmik. Bazuar ne situaten aktuale, u ra dakord per domosdoshmerine e hartimit dhe miratimit zyrtar te Standartit teknik shteteror ne lidhje me normat e kerkuara per rezistencen ndaj Termetit në projektimin e digave të reja si dhe në monitorimin, sigurinë dhe projektet e rehabilitimit te digave ekzistuese ne vendin tone sipas legjislacionit në fuqi nga institucionet përgjegjëse. Ne perfundim te diskutimeve, KKDM vendosi ti kerkoj MIE pergatitjen e Standartit teknik Shteteror per Projektimin dhe Kontrollin e Digave rezistente ndaj Termetit.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 05 te KKDM, datë 23.01.2023 këtu
Ne daten 24 Janar 2023 u organizua takimi virtual ndermjet Presidentit te ROCOLD, z. Catalin Popescu dhe disa antareve te bordit drejtues te ROCOLD si dhe Kryetarit te KKDM, z. Arjan Jovani dhe disa antareve te KKDM. Ne kete takim u diskutuan disa ceshtje kryesore ne lidhje me bashkepunimin ndermjet te dy komiteteve, shkembimit te eksperiencave ne fushen e monitorimit dhe sigurise se digave, zhvillimit te standarteve teknike bashkekohore ne sektorin e digave te medha, si dhe ne organizimin e aktiviteteve te perbashketa per promovimin e digave te medha.