01. Dhjetor 2024

Lajmet , Mars 2023

7 Prill, 2023
Diga Corbare
Në datën 27.3.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Mars 2023. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan problematikat ne lidhje me Raportin vjetor per gjendjen dhe sigurine e digave ne Shqiperi gjate vitit 2022 si me poshte:
  •  Gjendja aktuale e digave dhe problematikat ne lidhje me mirembajtjen, monitorimin dhe shfrytezimin e tyre
  •  Aktivitetet e Komitetit Kombetar te digave te medha gjate vitit 2022 si dhe bashkepunimi me komitetet homologe ne Europe dhe me ICOLD
  •  Domosdoshmeria e nje reforme ne sektorin e digave te medha qe duhet te filloj qe nga procesi i kontrollit, monitorimit dhe shfrytezimit te tyre e   deri tek riorganizimi institucional i KKDM dhe strukturave mbeshtetese te tyre ne perputhje me organizimin e ketij sektori ne vendet e Europes
  •  Problematika e pregatitjes se Raporteve vjetore nga shfytezuesit e digave si dhe mungesa e shume raporteve nga bashkite e vendit qe admnistrojne digat e medha

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 09 te KKDM, datë 27.03.2023 këtu

Gjithashtu ne daten 28-31 Mars 2023, me ftese te ITCOLD u organizua nje vizite pune ne Itali e nje ekipi te KKDM si dhe perfaqesuesve te Qeverise se Kosoves ne sektorin e ujrave. Gjate kesaj vizite u organizuan takime pune me perfaqesues te ITCOLD dhe te Autoritetit te Sigurise se digave prane Ministrise Italiane te Infrastruktures dhe Transportit si dhe vizita pune ne digen e Corbares.

Diga Corbare
Takim me ITCOLD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit