19. Prill 2024

Lajmet, Prill 2023

2 Maj, 2023
Diga MBZHR
Në datën 25.4.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi mbledhjen e zakonshme per muajin Prill 2023.

Ne kete mbledhje u analizua dhe u shqyrtuan problematikat ne lidhje me Raportin vjetor per gjendjen dhe sigurine e digave te medha te administruara nga Shoqeria private AYEN SA ENERGJI, MBZHR, Bashkia Shijak dhe Bashkia Kolonje.

Per digen e HEC Fangut qe administorhet nga shoqeria private AYEN SA ENERGJI u diskutua ne lidhje me filtrimet e konstatuara ne pjesen e poshtme te diges si dhe me masat per monitorimin e tyre. Antaret e KKDM kerkuan qe shfrytezuesi i diges te kryeje nje analize dhe nje studim te thelluar ne lidhje me sasine dhe cilesine e ujrave te ketyre filtrimeve si dhe rruget e mundshme te levizjes se tyre, kryerjen e monitorimit te sasise dhe cilesise se ketyre filtrimeve ne kohe reale dhe online si dhe dergimin e te dhenave te monitorimit te tyre prane KKDM.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 11 te KKDM, datë 25.04.2023 këtu

Per digat e Ujitjes qe administrohen nga dy bashkite e permendura me siper dhe nga MBZHR u konstatua dhe u diskutuan ceshtjet e meposhtme:

  •  Mungesa e planeve te gadishmërise në rastet e emergjencave civile dhe e sistemeve te alarmit.
  • Mungesat e sistemeve te monitorimit dhe e bazes se te dhenave te monitorimit ne digat.
  • Mungesat e matjeve te volumeve aktuale te ujit ne rezervuaret e krijuar prej tyre te cilat kane krijuar edhe probleme ne menaxhimin dhe shfrytezimin e tyre.
  • Mungesa e nje vleresimi te aseteve te digave dhe elementeve te tyre apo e rregjistrit te ketyre pasurive te paluajtshme.
  • Mungesa e masave per sigurine fizike te digave dhe elementeve kryesore te tyre.

KKDM kerkoi qe keta shfrytezues digash te marrin masat e duhura sipas legjislacionit ne fuqi dhe te dergojne nje program pune per zbatimin e ketyre masave ne KKDm brenda muajit Korrik 2023

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimet e KKDM, datë 25.04.2023 Nr. 10, 12, dhe 13 .

Gjithashtu ne daten 24 Prill 2023, Kryetari I KKDM organizoi nje takim pune me Sekretarin e Pergjithshem te MBZHR ku u diskutua ne gjeresi problematikat ne lidhje me kontrollin, monitorimin dhe sigurine e digave te ujitjes qe administrohen nga kjo Ministri. Gjate takimit u shpreh shqetesimi per mosfunksionimin e procesit te monitorimit dhe kontrollit te digave te medha te ujitjes nga bordet kulluese ne Fier dhe Korce, mungesa e matjeve per volumet e ujit dhe sedimentet ne rezervuaret e medhenj te krijuar nga keto diga si dhe problematika e sigurise fizike te ketyre objekteve te rendesishme.

Diga MBZHR
Diga MBZHR 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit