Lajmet, Korrik 2023
Në datën 26.07.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Korrik 2023.
Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje si me poshte:
- Dokumentacioni i paraqitur nga Bashkia Maliq per Planet e gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per digat e medha te shfrytezuara nga bashkia Maliq. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezultoi se dokumentacioni nuk eshte ne perputhje me kerkesat e legjislacionit ne fuqi si dhe udhezimeve te KKDM. Pas diskutimeve të antarëve te pranishem, KKDM vendosi ti kerkoj bashkise Maliq te hartoj dhe te dorezoj Planet per cdo dige ne perputhje me ligjin dhe Udhezimet e KKDM duke perfshire edhe hartat e permbytjeve si dhe 4 skenaret perkates te planit te veprimit ne rastet e ketyre emergjencave.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 21 te KKDM, datë 26.07.2023 këtu
- Dokumentacioni i paraqitur nga Bashkia Devoll per Planet e gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per digat e medha te shfrytezuara nga bashkia Devoll. Nga shqyrtimi I dokumentacionit te paraqitur rezultoi se dokumentacioni nuk eshte ne perputhje me kerkesat e legjislacionit ne fuqi si dhe udhezimeve te KKDM. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDM vendosi ti kerkoj bashkise Devoll te hartoj dhe te dorezoj keto Plane per cdo dige ne perputhje me ligjin dhe Udhezimet e KKDM duke perfshire edhe hartat e permbytjeve si dhe 4 skenaret perkates te planit te veprimit ne rastet e ketyre emergjencave.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 22 te KKDM, datë 26.07.2023 këtu
- Studimin e UKT ne lidhje me llogaritjen e vales dhe hartat e permbytjeve per digen e liqenit artificial te Tiranes. Nga shqyrtimi I dokumentacionit te ardhur, rezulton se Studimi eshte pregatitur ne vititn 2017 dhe nuk ka marre ne konsiderate asnje prej kerkesave te KKDM te shprehura ne ate kohe e cila per mangesite qe kishte nuk e ka miratuar. KKDM nuk e miraton kete Studim dhe i kerkon UKT te pregatit planin e emergjencave civile duke perfshire edhe llogaritjet e vales ne rastet e prishjes se diges si dhe harten e permbytjeve ne zonen urbane poshte diges se liqenit artificial ne perputhje me kerkesat e legjislacionit ne fuqi.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 23 te KKDM, datë 26.07.2023 këtu
- Dokumentacioni teknik I paraqitur nga Bashkia Kamez per procesin e kolaudimit te punimeve te zbatimit per projektin e rehabilitimit te diges se Paskuqanit . Nga shyqrtimi I dokumentacionit te paraqitur rezultoi se dokumentacioni nuk eshte ne perputhje me kerkesat e legjislacionit ne fuqi si dhe udhezimeve te KKDM. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDM vendosi ti kerkoj bashkise Kamez te plotesoj dokumentacionin perkates ne perputhje me ligjin duke perfshire edhe situacionin e punimeve te kryera dhe te njoftoj KKDM per kryerjen e ketij procesi sipas kerkesave te nenit 24 te VKM Nr. 147, dt. 18.03.2004
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 24 te KKDM, datë 26.07.2023 këtu
- Dokumentacioni teknik i paraqitur nga KESH sh.a per procesin e kolaudimit te punimeve te zbatimit per projektin ndertimor te instalimit te Impiantit PV ne digen e Qyrsaqit. Nga shqyrtimi I dokumentacionit te paraqitur rezultoi se dokumentacioni nuk eshte ne perputhje me kerkesat e legjislacionit ne fuqi si dhe udhezimeve te KKDM. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDM vendosi ti kerkoj KESH sh.a te plotesoj dokumentacionin perkates ne perputhje me ligjin, te njoftoj KKDM per kryerjen e ketij procesi sipas kerkesave te nenit 24 te VKM Nr. 147, dt. 18.03.2004 dhe te monitoroj digen dhe Impiantin PV sipas kerkesave te standarteve teknikePër informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 25 te KKDM, datë 26.07.2023 këtu