25. Prill 2024

Aktivitete ndërkombetare për Digat e Mëdha në Europë Janar 2023

18 Janar, 2023
ICOLD-Gothenburg 2023

Bazuar në Ligjin Nr. 8681, datë 02.11.2000, ”Për Projektimin, Ndërtimin, Shfrytëzimin dhe Mirëmbajtjen e Digave dhe Dambave”, neni 4, Komiteti Kombetar i Digave te Medha (KKDM) ka per detyre te mbeshtet perparimin teknik ne konceptim, ndertim, shfrytezim dhe mirembajtjen e digave te medha ne interes te zhvillimit ekonomik e shoqeror te vendit.
Njekohesisht, bazuar ne ligjin e mesiperm, nje nder detyrat kryesore te KKDM eshte organizimi i kembimit te te dhenave dhe te pervojes ndermjet KKDM dhe Komiteteve te tjera, ndermjet specialisteve dhe aktoreve te fushes brenda vendit me analoget e tyre jasht vendit.
Duke patur paraysh faktin se ne Shqiperi ka me se 65 operatore qe shfrytezojne 351 digat e medha ne vendin tone te cilat luajne nje rol te rendesishem në shfrytëzimin, monitorimin dhe sigurinë e digave të mëdha, KKDM dëshiron te informoje te gjithe te interesuarit se gjate vitit 2023 jane parashikuar disa evente te rendesishme ne fushen e digave te cilat do te krijojne mundësi të shumta jo vetëm për kontaktet dhe bashkëpunimet me partnerë nga Europa dhe e gjithë bota në sektorin e digave të mëdha, por edhe do te japin mundesine per përditësimin dhe shkembimin e eksperiencave ne teknikat, metodat dhe teknologjitë më të fundit ne kete fushe si dhe me njohjen e standarteve më të mira në fushën e projektimit, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave të mëdha.
Për sa me siper, deshirojme KKDM deshiron te informoj se në 11-15 Qershor 2023, do te organizohet në Gotenburg të Suedise, Konferenca e 91 e ICOLD. Pjesmarrës në këtë aktivitet, te jenë te gjitha vendet antare të kësaj organizate prestigjoze ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria si antar i përhershëm i ICOLD, që prej vitit 1964. Me shume informacione mund te merret ne faqen e internetit www.icold-cigb.org
Gjithashtu, ne 5-8 Shtator 2023, do te organizohet ne Interlaken te Zvicres, simpoziumi i 12 i klubit europian te ICOLD ku do te trajtohen ceshtje te rendesishme te sektorit sic jane Roli i digave dhe rezervuareve per hidroenergji ne Europe, Digat dhe Rezervuaret per pershtatjet me ndryshimet klimaterike ne europe, etj
Për sa më sipër, KKDM sugjeron pjesmarrjen e eksperteve në këto aktivitete, me qëllim krijimin e kontakteve me aktore të fuqishëm në këtë sektor, gjetjen e mundësive për bashkëpunime të mëtejshme në fushën e projektimit, shfrytëzimit dhe sigurisë së digave të mëdha te hidroenergjise.
Njekohesisht, KKDM shpreh gadishmerine per te bashkepunuar ne drejtim te prezantimit dhe promovimit te digave te medha ne Shqiperi permes pjesmarrjes se perbashket ne keto aktivitete dhe krijimit te stendave te perbashketa ne ekspozitat qe do te organizohen ne keto evente.

ICOLD-Gothenburg 2023
ICOLD-12 Simposium

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit