07. Nëntor 2024

Lajmet, Gusht 2023

18 Shtator, 2023
Diga e rezervuarit te Tufines, Gusht 2023
Në datën 30.08.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Gusht 2023. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:
  •  Percaktimi i kritereve te llogaritjeve te prurjeve per sistemet e shkarkimit te digave sipas numrit njerezve ne rrezik qe ndodhen ne zonen urbane poshte diges. Pas diskutimeve të antarëve te pranishem, KKDM vendosi ti ngrej nje grup pune me antare te KKDM dhe te KTPD per te hartuar nje raport ne lidhje me kriteret kryesore per llogarotjet e prurjeve ne sistemet e shkarkimit te digave te medha. Njekohesisht, u ra dakord qe ti kerkohet MIE dhe Keshillit te Ministrave pregatitja e standartit teknike shteteror per perckatimin e prurjeve per llogarotjen e sistemeve te shkarkimit te digave ne funksion te numrit te njerezve ne rrezik qe ndodhen ne zonat urbane poshte digave

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 26 te KKDM, datë 30.08.2023 këtu

  •  Kolaudimi i punimeve te zbatimit per projektin e rehabilitimit te sistemit te shkarkimit dhe ujeleshuesit ne digen e e Peze Gjyslikone. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezultoi se dokumentacioni nuk eshte ne perputhje me kerkesat e legjislacionit ne fuqi si dhe udhezimeve te KKDM. Shfrytezuesi i diges nuk ka plotesuar asnje prej kerkesave te pikes 2 te Vendimit te KKDM Nr. 35, date 12.10.2021, per miratimin e projektit ne fjale. Disa prej ketyre kerkesave duhet e plotesoheshin dhe te paraqiteshin ne KKDM perpara fillimit te punimeve. Nga dokumentacioni i kolaudimit te paraqitur rezultojne se jane kryer ndryshime ne projekt ne nje kohe qe sipas legjislacionit ne fuqi, cdo ndryshim ne projekt duhet te miratohet nga KKDM. Pas diskutimeve te antareve te KKDM u vendos qe akti i kolaudimit të punimeve të zbatimit për Rehabilitimin e mekanizmit te Portave te Ujeleshuesit dhe Shkarkuesit Anesor te diges se Peze Gjyslikone te paraqitur nga Bashkia Tirane te mos miratohet per arsye te mosplotesimit te kerkesave te legjislacionit ne fuqi, ndryshimeve te projektit origjinal pa miratimin e KKDM dhe per mosplotesimin e kerkesave te Vendimit te KKDM Nr. 35, date 12/10/2021.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 27 te KKDM, datë 30.08.2023 këtu

  •  Projekt Ideja per Rikonstruksionin e diges se Peze Gjyslikone. Nga shqyrtimi I dokumentacionit te ardhur, rezulton se projektideja per rehabilitimin e kesaj dige nuk i ka plotesuar kerkesat e nenit 5 te ligjit te mesiperm si dhe nenit 8 te VKM se mesiperme. Raportet mbeshtetese per studimet Sizmike, gjeologjike dhe gjeoteknike nuk jane te plota dhe ne perputhje me kerkesat e shprehura ne Vendimin e KKDM Nr. 15, date 15.02.2021. Projekt ideja nuk ka marre ne konsiderate asnje prej kerkesave te shprehura ne Vendimin e KKDM Nr. 35, date 12.10.2021 si llogaritjet e vales vershuese ne rastet e prurjeve maksimale dhe ne rastet e prishjes se diges, studimin ne lidhje me jetegjatesine e diges dhe ujembledhesit te saj, hartimin e planit te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile, etj. Projekti i paraqitur parashikonte edhe disa punime ne trupin e diges qe jane miratuar gjate zbatimit te punimeve ne projektin e meparshem. Pas diskutimeve te antareve te KKDM, u vendos qe Projekt Ideja per rikonstruksionin e diges se rezervuarit te Peze Gjyslikone te mos miratohet per shkak te mosplotesimit te kerkesave te legjislacionit ne fuqi, mangesive te konstatuara ne studimet mbeshtetese per ceshtjet e sizmikes, gjeologjise dhe gjeoteknikes si dhe problematikave te konstatuara ne zbatimin e punimeve te projektit te meparshem te miratuar me vendimin e KKDM Nr. 35, date 12.10.2021.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 28 te KKDM, dt 30.08.2023 këtu

  • Projekt Ideja per rikonstruksionin e digave te rezervuareve Zelaj dhe Kutreq. Nga shqyrtimi I dokumentacionit te paraqitur rezultoi se projekti idete e paraqitura nuk i kane plotesuar kerkesat e nenit 5 te ligjit te mesiperm si dhe te nenit 8 te VKM se mesiperme. Raportet mbeshtetese per studimet gjeologjike dhe gjeoteknike nuk jane te plota. Ne dokumentacionin e paraqitur mungojne te dhenat per matjet batimetrike, sistemet e monitorimit ne dige, vendi I karrierave te materialeve te ndertimit qe do te perdoren, informacioni ne lidhje me njerezit ne rrezik poshte diges, etj . Pas diskutimeve te antareve te KKDM u vendos qe projekt idete e paraitura per rikonstruksionin e digave te rezervuareve te Zelaj dhe Kutreq te mos miratohen per shkak te mosplotesimit te kerkesave te legjislacionit ne fuqi, mangesive te konstatuara ne studimet mbeshtetese si dhe mangesive ne lidhje me sistemet e monitorimit ne dige, matjeve batimetrike te rezervuarit, etj

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 29 datë 30.08.2023 këtu dhe Vendimin Nr. 30 te KKDM, datë 30.08.2023 këtu

  • Projekt Ideja per rikonstruksionin e diges se rezervuarit te Tufines. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezultoi se projekti ideja e paraqitura nuk i ka plotesuar kerkesat e nenit 5 te ligjit te mesiperm si dhe te nenit 8 te VKM se mesiperme. Raportet mbeshtetese per studimet gjeologjike dhe gjeoteknike nuk jane te plota. Ne dokumentacionin e paraqitur mungojne te dhenat per matjet batimetrike, sistemet e monitorimit ne dige, vendi i karrierave te materialeve te ndertimit qe do te perdoren, informacioni ne lidhje me njerezit ne rrezik poshte diges, etj. Kjo dige ka me se 15 vjet qe eshte jasht funksionit per shkak te kushteve te vete trupit te diges si dhe humbjes se funksionit te qellimit kryesor te ujitjes se tokave per te cilen eshte ndertuar. Ne dokumentacionin e paraqitur nuk jepet asnje dokumentacion ne lidhje me pronesine dhe autoritetin e shfrytezuesit te diges. Pas analizes dhe diskutimeve ne lidhje me mungesat e paraqitura dhe dokumentacionin e paraqitur, antaret e KKDM vendosen te mos miratojne projekt Idene per Rikonstruksionin e Diges se Rezervuarit te Tufine per shkak te mosplotesimit te kerkesave te legjislacionit ne fuqi, mungeses se analizes se kushteve aktualeve te mosfunksionimit te diges prej me se 15 vitesh, humbjes se funksionit kryesor te diges, mangesive te konstatuara ne studimet mbeshtetese per ceshtjet e sizmikes, gjeologjise dhe gjeoteknikes si dhe mangesive ne lidhje me sistemet e monitorimit ne dige, matjeve batimetrike te rezervuarit.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 31 te KKDM, datë 30.08.2023 këtu

  • Projekt Ideja per rikonstruksionin e digave te rezervuareve Vrap dhe Kutreq. Nga shqyrtimi I dokumentacionit te paraqitur rezultoi se projekti idete e paraqitura nuk i kane plotesuar kerkesat e nenit 5 te ligjit te mesiperm si dhe te nenit 8 te VKM se mesiperme. Raportet mbeshtetese per studimet gjeologjike dhe gjeoteknike nuk jane te plota. Ne dokumentacionin e paraqitur mungojne te dhenat per matjet batimetrike, sistemet e monitorimit ne dige, vendi i karrierave te materialeve te ndertimit qe do te perdoren, informacioni ne lidhje me njerezit ne rrezik poshte diges, etj . Pas diskutimeve te antareve te KKDM u vendos qe projekt idete e paraqitura per rikonstruksionin e digave te rezervuareve te Vrap dhe Kutreq te mos miratohen per shkak te mosplotesimit te kerkesave te legjislacionit ne fuqi, mangesive te konstatuara ne studimet mbeshtetese si dhe mangesive ne lidhje me sistemet e monitorimit ne dige, matjeve batimetrike te rezervuarit, etj.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 32 datë 30.08.2023 këtu dhe Vendimin Nr. 33 te KKDM, datë 30.08.2023 këtu.

Diga e rezervuarit te Tufines, Gusht 2023
Diga e Peze Gjyslikone, Gusht 2023

Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit