Mbledhja e organit këshillues të Prefektit të Qarkut Korçë, për menaxhimin e rrezikut nga përmbytje

Në datën 5.10.2026, Prefekti i Qarkut Korçë Dr.Florinda Zegullaj në mjediset e Bashkisë Maliq organizoi mbledhjen e e organit keshillues me temë: ” Menaxhimi i rrezikut nga permbytjet në Qarkun e Korçës: analiza e shkaqeve, masat parandaluese dhe kordinimi ndër-istitucional”
Në kete takim morren pjese perfaqesuesit e Bashkive të Qarkut Korçë, Drejtorisë Rajonale të Ujitjes e Kullimit Korçë, si dhe të ftuari Kretar i KKDM Z. Ardian Islami, Ing. Dhimitër Vogli, Prof.Dr. Zydi Teqja, Prof.as.dr. Besnik Skenderasi, perfqesuesi i MIE Genti Ahmataj (STDM) dhe perfaqesuesi i MBZHR Z.Idriz Haxhiaj.
Qellimi i takimit ishte : velresimi i zonave dhe faktoreve me rrezik te shtuar nga permbytjet, evidentimi i nderhyrjeve prioritare dhe miratimi i nje plani te koordinuar msash me institucionet pergjegjese si dhe dhe afatet se bashku me mekanizmat e monitorimit.
Gjatë takimit u diskutuan temat:
- Problematikat e evidentuara në Qarkun e Korçes.
- Gjendja e kanaleve kulluese, kolektoreve dhe veprave mbrojtese. Masta e planifikuara nga Bashkite, vleresimi teknik dhe propozimet per nderhyrje.Vleresimi i shkaqeve te perseritura te permbytjeve dhe rekomandimet tekniko-shkencore per reduktimin e riskut.
- Qendrimet institucionale dhe angazhimet konkrete per zbatimin e masve prioritare.
- Konkluzione dhe percaktimi i detyrave.
Gjatë takimit e mori fjalen dhe Kryetari i KKDM Z.Ardian Islami i cili parashtroi :
- Roli kontrollues dhe mbështetës i KKDM-së (Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha) së bashku me STDM.
- Sigurimi nga ana e KKDM i mbështetja teknike dhe ekspertizë e specializuar.
- Vlerësimi nga ana e KKDM i situatave kritike ku KKDM ofron orientim teknik dhe angazhim të ekspertëve të fushës për të përcaktuar nëse ndërhyrjet përmbushin standardet e sigurisë.
- Shqyrtimi prioritar i projekteve të rehabilitimit, dhënia e vendimeve për projektet e ndërhyrjes, si dhe orientimi i bashkive për aplikimet e fondeve vjetore të digave përmes mekanizmave shtetërorë (AKMC).
- Kërkesa drejtuar Bashkive si administratore të digave në plotesimin e detyrimeve ligjore për:
– përditësimin e pasaportave të digave,
– dorëzimin pranë KKDM-së të rregulloreve të shfrytëzimit
– hartimin dhe përditësimin e planeve të emergjencës (PGEC).
– monitorimin e vazhdueshëm të objekteve,
– dorezimin dhe paraqitjen per shqyrtim te raporteve vjetore teknike 2026.
Në fjalën e tij Kretar i KKDM Z. Ardian Islami vleresoi figuren e ish-Kryetarit të KKDM Z.Arjan Jovani si një nga figurat më të spikatura të sektorit të digave në Shqipëri i cili aktualisht mban dhe detyren e Presidentit të EURCOLD, si një tregues i qartë i nivelit të lartë profesional të ekspertizës shqiptare në fushën e sigurisë së digave dhe kontributit të saj në arenën ndërkombëtare.
Një falenderim i Z. Ardian Islami ishte dhe për praninë e ekspertëve të shquar të fushës hidro-teknike ng. Dhimitër Vogli, Prof.Dr. Zydi Teqja, Prof.as.dr. Besnik Skenderasi
Nga ana e Z. Ardian Islami u shpreh gatishmëria e plotë e KKDM-së për të forcuar bashkëpunimin me Institucionin e Prefektit të Qarkut Korçë dhe me të gjitha bashkitë e qarkut, me qëllim rritjen e standardeve të sigurisë së digave dhe minimizimin e rreziqeve që lidhen me përmbytjet dhe administrimin e veprave ujore.
Takimi u zhvillua në Qendren Kulturore Komunitare ‘Dhimiter Orgocka”, Bashkia Maliq
























