19. Nëntor 2026

…

Takimi 1 i KKDM për vitin 2026

30 Tetor, 2026
Takimi 1 KKDM 2026_page-0001
Në datën 30.10.2026 në Mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës Energjisë dhe Energjisë (MIE) u organizua mbledhje e pare e KKDM të ngritur në zbatim të Urdhrit Nr.223, datë 22.10.2026 ” Për emerimin e  anëtarëve në KKDM”

Në këtë mbledhje u diskutuan temat e meposhtme:

  1. Prezantimi dhe njohja me anetaret e KKDM dhe KTPD.
  2. Shqyrtimi i Programit te punes se KKDM per periudhen tetor dhjetor 2026.
  3. Shqyrtimi dhe diskutimi mbi kerkesen e ardhur nga Bashkia Tepelene ne lidhje me projektin “Rehabilitimin e diges se Turanit”.
  4. Shqyrtimi dhe diskutimi mbi kerkesen e ardhur nga Bashkia Lezhe ne lidhje me projektin me objekt  “Nderhyrje emergjente per Riparimin e diges Kallmet”.
  5. Të ndryshme: (gjetjet e akt-konstatimit dhe marjen e masave per rezervuarin e Çemerices prane Bashkise Korce, Njesia administrative Vithkuq)

Në këtë takim ishte i ftuar dhe Zv.Ministri i MIE Z. Erlind Sulo. Në fjalën e tij Z. Sulo falënderoi Z. Arjan Jovani për kontributin e tij ndër vite në drejtimin e KKDM-së dhe e uroi për detyrën e Presidentit të EURCOLD. Në prezantimin e  Z. Ardian Islami si Kryetar të ri të KKDM-së Z. Sulo theksoi rëndesinë e punës së KKDM si organi më i lartë shteteror ne kontrollin per sigurine e digave/dambave si vepra te nje rendesi te vecante te ekonomise kombëtare.

Në fjalën e tij Kryetari i ri i KKDM Z. Islami prezantoi prioritetet për forcimin e sigurisë së digave në Shqipëri, me fokus modernizimin e kuadrit ligjor dhe institucional, përmirësimin e monitorimit dhe forcimin e bashkëpunimit kombëtar e ndërkombëtar duke theksuar:

“Le të jetë ky mandat një mundësi për të ruajtur atë që është ndërtuar ndër vite, për të përmirësuar atë që kërkon ndryshim dhe për të ndërtuar së bashku një vizion të ri për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës së digave në Shqipëri.”

Takimi 1 KKDM 2026_page-0001
img4
KKDM 3.2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit