17. Janar 2025

Simpoziumi i 12-të i Klubit Europian të ICOLD në Zvicër , 5-8 Shtator 2023

18 Shtator, 2023
Simpoziumi i 12 Zvicër
Në datat 5 – 8 shtator 2023, u organizua Simpoziumi i 12-të i Klubit Evropian ICOLD në Interlaken të Zvicrës.

Në datën 5 shtator 2023 u organizua mbledhja e Bordit drejtues te Klubit Europian të ICOLD ku Shqiperia eshte antare me te drejta te plota, si dhe takimet e grupeve të punës për digat me perdorim shumëqëllimesh, per digat dhe tërmetet, digat dhe territoret, etj.

Në datat 6 dhe 7 shtator u zhvilluan 4 sesionet e simpoziumi te 12 te Klubit Europian të ICOLD, gjatë të cilave u diskutuan disa çështje kryesore si:

  • Si të përballemi me plakjen e digave
  • Diga dhe rezervuarë për energjinë hidroenergjetike
  • Digat dhe rezervuarët në përshtatjet ndaj ndryshimeve klimatike
  • Zbutja e ndikimit të digave dhe rezervuarëve

Gjithashtu, më 7 shtator 2023 u organizua ceremonia e 75-vjetorit të SWISSCOLD. Gjatë seancës olenare në këtë ceremoni u prezantuan çështjet që kanë të bëjnë me kontekstin energjetik në Zvicër dhe rolin e rezervuarëve hidroenergjetikë, mbingritja e digave në Zvicër, përvojën e inxhinierisë zvicerane të digave në botë si dhe ceshtja ne lidhje me digat me perdorim shumqellimesh si dhe menaxhimin e burimeve ujore në kontekstin Alpin te Zvicres

Në datën 8 shtator u organizua një vizitë pune në vendin ku po ndërtohet diga e re me hark Spitallamm.

Në simpozium mori pjesë një ekip i ALBCOLD, i përbërë nga Kryetari i ALBCOLD, z. Arjan Jovani dhe anëtari i KTPD, z. Skender Allkja. Gjatë aktivitetit, ekipi shqiptar prezantoi një temë të lidhur me kaskadën e lumit Drin si nje rast Unik në Evropë, një temë që lidhet me vlerësimin e rrezikut gjeologjik për digat e ndertuara në luginën e lumit Drin dhe një temë që lidhet me Impiantet PV si potenciale te reja në digat e HEC Vau i Dejës.

Gjatë diteve te qendrimit ne Interlaken, ekipi I KKDM pati takime me drejtoreshën e Autoritetit të Sigurisë së Digave në Zvicër, znj. Milaine Cote, Presidenten e EUROCOLD zj. Sera Lazaridou dhe presidentin e ICOLD, z. Michel Lino, Presidentin e ATCOLD, presidentë e komiteteve homologe të Digave të Italisë, Greqisë, Francës, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut, etj. Gjate ketyre takimeve u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e sigurise dhe monitorimit te digave.

Gjatë takimit me presidentin e CFBR, u diskutua në detaje dhe konkretisht në lidhje me organizimin e një simpoziumi ndërkombëtar në Shqipëri. U ra dakord që simpoziumi të organizohet në bashkëpunim ndermjet ALBCOLD dhe CFBR në Tiranë ne periudhen 13- 15 Maj 2024.

Tema kryesore e këtij eventi do të jenë Sfidat e reja në sektorin e digave ku do te trajtohen ceshtje ne lidhje me qeverisjen per sigurisë së digave, standardet teknike për sigurinë dhe monitorimin e digave, inteligjenca artificiale në sektorin e digave dhe zhvillimet dhe teknologjitë e avancuara në drejtim të projektimit, sigurisë dhe monitorimit të digave të mëdha.

Me shume detaje per aktivitetet e ketij eventi do te gjeni ne faqen e internetit: www.icold-cigb.org

Simpoziumi i 12 Zvicër
Simpoziumi i 12 Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit