01. Dhjetor 2024

Lajme, Korrik 2022

9 Gusht, 2022
Takim Prefekture
Në datën 21.07.2022, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi mbledhjen e muajit Korrik 2022.

Çështjet kryesore të shqyrtuara në këtë mbledhje ishin:

  • Shqyrtimi i Dokumentacionit teknik te projektit te zbatimit per rehabilitimin e diges se Pacomit ne bashkine e Permet. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, KKDM nuk e miratoi projektin e zbatimit te paraqitur dhe i kërkoi shfrytezuesit të saj plotësimin e dokumentacionit per kete projekt sipas kërkesave të legjislacionit ne fuqi. Nder kerkesat dhe detyrat kryesore ishin llogaritja e qendrueshmerise se diges, kryerja e matjeve aktuale te volumit te ujit ne rezervuar, pregaotja e planit te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per shka te prishjes se mundshme te diges ose prurjeve te medha si dhe oponenca teknike e projektit

 

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 19 te KKDM, dt 21.07.2022 këtu

 

  • Analiza dhe diskutimi ne lidhje me problematiken e konstatuar ne digat e Gjancit per prerjen dhe pastrimin e pemeve dhe shkurreve te medha qe ndodhen ne trupin e diges. E njejta situate paraqitet edhe ne digat e Belesove. KKDM vendosi ti kerkoje bordit te kullimit dhe ujitjes ne Korce dhe MBZHR si shfrytezues te ketyre digave, prerjen dhe pastrimin e pemeve dhe shkurreve te larta brenda muajit Shtator 2022 dhe informacion ne KKDM ne lidhje me zgjidhjen e kesaj problematike.

Për informacion me të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 20 te KKDM, datë 21.07.2022 këtu

  • Shqyrtimi i kerkesës së CHINCOLD dhe CBDB ne bashkepunim me ICOLD per dhenien e rekomandimeve te 3 digave te medha te tipit me mbushje me gure per cmimin e 5 projekteve me te mira ne kete fushe per vititn 2022. Antaret e KKDM sugjeruan qe te jepen rekomandimet per digen e HEC Fierze, digen e HEC Moglice, digen e HEC Koman dhe digen e HEC Banje  

 

Në datën 22 dhe 28 Korrik 2022, KKDM ka organizuar takime pune me perfaqesuesit e bashkive  te qarkut Durres dhe Korce. Ne keto takime u trajtuan disa ceshtje kryesore ne lidhje me sigurine dhe monitorimin e digave te ujitjes si mungesa e planeve te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile,mungesa e monitorimit te digave te ujitjes qe administorhen nga keto bashki, mungesa e vleresimit te aseteve te elementeve te digave si dhe kerkesat per Raportin e 6 mujorit te pare te vitit 2022. Ne keto takime u theksua fakti se asnje projekt per rehabilitimin e digave nuk do te miratohet ne se nuk ka planin e gadishmerise ne rastet e emrgjencave civile, vleresimin e asteve te digave si dhe matjet e volumeve faktike te ujit ne rezervuar.

Diga
Takim Prefekture

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit