Lajmet, Qershor 2022

Në datën 01 Qershor 2022, u organizua në Universitetin Politeknik te Torinos (UPT) një seminar mbi
digat e mëdha në Shqipëri. Në vitet 1939-1941, në kete Universitet, ka studiuar Prof. Petrit Radovicka,
Kryetari i parë i Komitetit Kombëtar të digave të mëdha (KKDM).
Në seminar, Kryetari i KKDM, z. Arjan Jovani, prezantoi një histori të shkurter të ndërtimit te 351 digave
te medha ne Shqiperi dhe digave per prodhim hidroenergjie ku nje kontribut te rëndesishem ka dhënë
prof. Radovicka si dhe për shfrytëzimin dhe monitorimin e tyre në ditet e sotme. Në seminar morën pjesë
studentë të UPT, kolegë dhe përfaqesues të ITCOLD dhe kompanive italiane në fushen e monitorimit dhe
mirëmbajtjes së digave të mëdha në Itali
Në datën 27.06.2022, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi mbledhjen e muajit
Qershor 2022.
Cështjet kryesore të shqyrtuara në këtë mbledhje ishin:
1- Shqyrtimi i Dokumentacionit teknik për kolaudimin e punimeve për ndertimin e digës së HEC Lumzi. Pas shqyrtimit të ketij dokumentacioni, KKDM nuk e miratoi aktin e kolaudimit të punimeve të kryera dhe i kërkoi shfrytezuesit të saj plotësimin e dokumentacionit sipas kërkesave të legjislacionit ne fuqi
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 16 te KKDM, dt 27.06.2022 këtu
2- Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen dhe monitorimin e Digave që administrohen nga MBZHR. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe situatës në terren si dhe diskutimeve të antarëve pjesmarrës, KKDM vendosi detyrat perkatese per marrjen e masave dhe plotesimit te kerkesave nga shfrytezuesi i saj ne lidhje me monitorimin e 8 digave te medha, hartimin e planeve te emergjencave, dorezimin e listes se digave qe jane jasht funksionit, etj.
Për informacion me të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 17 te KKDM, dt 27.06.2022 këtu
3- Shqyrtimi i kerkesës së OST ne lidhje me projektin e linjës së TL mbi digen e Xhafzotaj e administruar nga Bashkia Durres. KKDM vleresoi ndryshimet ne projekt ne lidhje me vendnodhjen e shtyllave të kësaj linje dhe vendosi ti rekomandoj OST bashkepunimin me Bashkinë Durres dhe AMBU në lidhje me menaxhimin e rezervuarit të krijuar nga kjo dige në të ardhmen. Gjithahstu, KKDM vendosi ti kerkoj Bashkise Durrës, pregatitjen dhe dorëzimin e planit të emergjencave civile si dhe hartat e përmbytjeve në zonën urbane poshtë digës
Për informacion me të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 18 te KKDM, dt 27.06.2022 këtu

