Vizite pune e Presidentit te POLCOLD, z. Piotr Sliwinski ne Shqiperi, 16 -18 Korrik 2024
Nga data 16 deri 18 Korrik 2024, me ftese te Kryetarit te Komitetit Kombetar te Shqiperise per digat e Medha (KKDM), nje delegacion i Komitetit Polak te Digave te medha (POLCOLD) i Kryesuar nga Presidenti i ketij Komiteti, z. Piotr Sliwinski pati nje vizite pune tre ditore ne Shqiperi.
Gjate kesaj vizite u organizua nje takim me antaret e KKDM si dhe vizita ne disa diga kryesore te vendit tone si digat e HEC Vau i Dejes, diga e Thanes, Diga e liqenit artificial te Tiranes, etj.
Ne daten 16 Korrik 2024, u organizuan vizita pune ne digen e Liqenit artificial te Tiranes si dhe digat e Qyrsaqit dhe Zadejes te HEC Vau I Dejes. Gjate ketyre vizitave, u shkembyen mendime ne lidhje me monitorimin e digave te medha dhe sfidat per te ardhmen e tyre.
Gjithashtu, Z. Sliwinki u njoh me metodat e monitorimit te ketyre digave nga shfrytezuesit e tyre si dhe kerkesat dhe Rregulloret e pregatitura nga KKDM per shfrytezuesit e digave ne lidhje me monitorimin e digave te medha dhe kontrollin e tyre
Ne daten 17 Korrik 2024, Presidenti I POLCOLD mori pjese ne nje takim me antaret e KKDM ku prezantoi situaten e sigurise se digave ne Poloni, organizimin e sektorit te digave si dhe legjislacionin perkates per kontrollin e sigurise se digave ne vendin e tij. Ai u ndal ne menyre te vecante ne sfidat ne te ardhmen ne kete sektor ne lidhje me permiresimin e kontrollit te sigurise se digave dhe monitorimit te tyre si dhe ne bashkepunimin me faktore kryesore ne kete sektor.
Gjithashtu, z. Sliwinki u ndal edhe ne aktivitet e ardhshme qe do te organizohen nga POLCOLD ne bashkepunim me ICOLD dhe komitete te tjera homologe. Ne tetor 2024 eshte parashikuar nje takim i dyte pune me KKDM ne Warshave, Simpoziumi i 13 i EUROCOLD ne Shtator 2026 si dhe festimi i 100 vjetorit te krijimit te CFBR ne France.
Ne daten 18 Korrik 2024 sebashku me miqte polake u organizua nje vizite pune ne digen e Vlashukut dhe ne digen e Thanes te cilat sherbejne per ujitjen e tokave bujqesore ne Lushnje dhe Divjake.
Ne perfundim te kesaj dite u be nje vizite ne kalane e Beratit ku miqte polake u njohen me historine dhe kultura e ketij qyteti qe eshte i perfshire ne listen e mbrojtjes nga UNESCO si dhe shijuan bukurite e natyres perreth kalase ku rrjedh lumi I Osumit.