01. Dhjetor 2024

Lajmet , Qershor 2024

30 Korrik, 2024
Diga e HEC Fangut
Gjate muajit Qershor 2024, KKDM ka organizuar disa aktivitete te rendesishme ne kuader te forcimit dhe permiresimit te sektorit te kontrollit ne diga si dhe ne kuadet te bashkepunimit me autoritetet e sigurise se digave ne Europe. Informacioni per keto aktivitete eshte dhene ne njoftimet e meparshme qe mund te shikohen ne kete faqe te KKDM.

 

Në datën 28.06.2024, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Qershor 2024. Ne kete takim u analizuan dhe u shqyrtuan  disa ceshtje kryesore si me poshte:

  •  Projekti i zbatimit per Rikonstruksionin e nyjes hidroteknike te Manskurise ku perfshihet edhe rehabilitimi i diges se Manskurise me lartesi 36 m. Projekt zbatimi eshte pregatitur nga firma konsulente Zenit&CO shpk. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezulton se firma konsulente ka paraqitur dokumentacionin e kerkuar ne legjislacionin e mesiperm ne lidhje me digen. Duke qene se kjo dige klasifikohet si dige me rrezik te larte per shkak te numrit te njerezve ne rrezik qe ndodhen ne zonen urbane poshte saj, ne diskutimet e organizuara gjate takimit, antaret e KKDM e perqendruan vemendjen ne plotesimin e kerkesave te Vendimit te KKDM Nr.05, date 21.02.2024 sidomos ne lidhje me llogaritjet per verifikimin e qendrueshmerise dhe stabilitetit te diges para dhe pas rehabilitimit te saj si dhe kontrollin e kapaciteteve te sistemit te shkarkimit. Antaret e KKDM vune ne dukje faktin e mungeses se sistemit te alarmit ne dige dhe instrumentimit te plote te monitorimit te diges gjate rikonstruksionit dhe shfrytezimit te saj, sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi, duke kerkuar qe keto sisteme te parashikohen me perparesi ne projekt. Keshilli Teknik i Perhershem i Digave të kryhet plotesimi i disa kerkesave teknike te shprehura nga Oponenca e IN si dhe plotesimin me detaje te disa elementeve kryesore si detajet ne lidhje me vendosjen e vepres se marrjes se ujit, detaje te lidhjes se trupit ekzistues te diges me pjesen e re, etj. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve të pranishem, KKDM vendosi ti kerkoj UKD dhe Konsulentit te bej plotesimet e mangesive te konstatuara nga KTPD, KKDM dhe Oponenca e IN ne projektin e zbatimit te paraqitur.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 15 te KKDM, datë 28.06.2024 këtu

  • Shqyrtimi i problematikave ne lidhje me shfrytezimin, mirembajtjen, monitorimin dhe sigurine e diges se HEC Fangut si dhe raportit vjetor te pregatitur nga shfrytezuesi I saj, kompania AYEN shpk. Nga Shqyrtimi i raportit vjetor për gjendjen e digës së HEC Fangut, rezulton se informacioni I derguar nga shfrytezuesi i kesaj dige, kompania AYEN shpk në lidhje me gjendjen e diges dhe monitorimin e saj është i ceket, i pa mbështetur me të dhëna të monitorimit te diges sidomos ne lidhje me filtrimet ne dige apo matjet e kerkuara nga legjislacioni ne fuqi (VKM Nr. 147, date 18.03.2004, neni 31 dhe 32) dhe kerkesat e KKDM te shprehura ne shkresat e derguara prane kesaj firme. Gjithashtu, nga shqyrtimi i Raportit vjetor rezulton se kompania nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me plotësimin e kërkesave të grupit të punës pas kontrollit 5 vjecar të KKDM të shprehura në Vendimin Nr. 45, datë 27.12.2023.  Pas diskutimeve të të gjithe antarëve të pranishëm, KKDM vendosi ti kërkoj shfrytezuesit te diges, kompanise AYEN shpk të pregatit dhe të dorëzoj brënda muajit Shtator 2024 një raport të detajuar në lidhje me Gjendjen aktuale, monitorimin, mirembajtjen dhe Sigurine e diges se HEC Fangut në perputhje me kërkesat e legjislacionit ne fuqi dhe kerkesave te KKDM te shprehura ne shkresat perkatese per pregaitjen e raporti vjetor. Ne kete raport, duhet te pershihet edhe informacioni i kërkuar për masat që janë marrë për plotësimin e kërkesave të shprehura në Vendimin e KKDM Nr. 45, datë 27.12.2023  në lidhje me rekomandimet e dhëna nga grup i punës që ushtroi kontrollin 5 vjecar në digën e HEC Fangut.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 16 te KKDM, datë 28.06.2024 këtu

 

Nga data 18 deri 20 Qershor 2024, Ne Tirane u organizua Takimi  vjetor i perfaqesuesve te Autoriteteve Europiane te Sigurise se Digave (EDSAN) i cili eshte nje rrjeti i Autoriteteve shteterore qe ushtrojne kontrollin per sigurine dhe monitorimin e digave ne vendet Europiane. Keto autoritete jane te atashuara ne Institucionet kryesore te shtetit dhe ushtrojne kontrollin shteteror ne drejtim te sigurise dhe gjendjes se digave sipas legjislacionit ne vendet e tyre, udhezimeve dhe rekomandimeve te dhena prej tyre si dhe raportojne prane Institucioneve te larta qeverisese per gjendjen, monitorimin dhe sigurine e digave nga shfrytezuesit e tyre.

Ne takim moren pjese perfaqesues te Autoriteteve te Sigurise se Digave ne Europe nga afro 12 shtete si Austri, Angli, Gjermani, Greqi, Norvegji, Finland, Suedi, France, Itali, Zvicer, Rumani, Shqiperi, etj.

Takimi i organizua ne formen e nje tavoline te rrumbullaket ku u prezantuan disa ceshtje kryesore ne sektorin e digave si me poshte:

  1. Zhvillimet kryesore gjate vitit 2023 ne sektorin e kontrollit shteteror dhe monitorimit te digave
  2. Udhezimet dhe Standartet teknike per kontrollin dhe monitorimin e digave te vogla me rrisk te larte
  3. Ceshtje ne lidhje me instalimin e Impianteve fotovoltaike ne diga dhe rezervuaret e krijuar prej tyre

Gjate ketij takimi treditor u bene me se 30 prezantime nga pjesmarresit ku u trajtuan ceshtjet kryesore ne lidhje me monitorimin dhe sigurine e digave ne Europe si dhe permiresimet qe duhet te behen ne kuadrin ligjor dhe institucional ne sektorin e digave. Ne takim u theksua edhe puna qe duhet te behet per ti paraprire zhvillimeve ne drejtim te nje monitorimi modern dhe ne kohe reale te digave si dhe tendencave qe po vihen re ne Europe per perdorimin e digave dhe rezervuareve te krijuar prej tyre si potenciale te medha per vendosjen e Impianteve fotovoltaike.

Diga e HEC Fangut
Diga dhe Rezervuari I Manskurise

Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit