14. Qershor 2024

Vizitë pune e Presidentit të ICOLD, z. Michel Lino në Shqipëri, 14 -17 Maj 2024

23 Maj, 2024
Vizita e Presidentit te ICOLD
Nga data 14 deri 17 Maj 2024, me ftese te Komitetit Kombetar te Shqiperise per digat e medha (KKDM), Presidenti I Komisionit Nderkombetar te Digave te medha (ICOLD), z. Michel Lino beri nje vizite pune ne Shqiperi.

Gjate kesaj vizite u organizuan aktivitete, takime dhe vizita ne disa diga kryesore te vendit tone.

Ne daten 15 Maj 2024 u organizua nje takim pune me Kryetarin e Akademise se Shkencave (ASH), prof. Skender Gjinushi ku moren pjese edhe nekryetari i KKDM, z. Fatos Hoxhaj dhe kryetari I KTPD, z. Dhimiter Vogli, etj. Gjate takimit u diskutua per bashkepunimin ndermjet
ASH dhe KKDM si dhe per bashkepunimin e frytshem ndermjet KKDM dhe ICOLD. Gjatetakimit u fol edhe per personalitetet ne fushen e digave qe kane qene pjese e ASH si prof. Petrit Radovicka dhe prof. Fahrudin Hoxha .

Pas ketij takimi u organizua nje vizite ne digen e HEC Banjes ku moren pjese edhe ish presidenti i EUROCOLD, z. J.J. Fry, Kryetari i KKDM, z. Arjan Jovani, antari i KTPD, z. Agim Lazareni, etj

Ne daten 16 Maj 2024, Presidenti I ICOLD mori pjese ne Simpoziumin nderkombetar me titull “Sfidat dhe Inovacionet per diga te sigurta: e cila u organizuar ne kuader te 60 vjetorit te antaresise se Shqiperise ne ICOLD dhe bazuar ne bashkepunimin me Komitete homologe ne fushen e digav. Ky simpozium u organizua ne bashkepunim me Komitetin Francez te digave dhe Rezervuareve (CFBR).
Gjate simpoziumit nderkombetar u trajtuan disa ceshtje te rendesishme per te sotmen dhe te ardhmen e sektorit te digave te medha si me poshte:

  • Organizimi dhe Korniza e Qeverisjes së Sigurisë së Digave
  • Udhëzimet teknike për digat dhe rezervuarët e mëdhenj
  • Inovacionet për Digat dhe Rezervuarët dhe monitorimi i tyre

Ne simpozium moren pjese drejtues te KM, KKDM, CFBR, ICOLD, Ambasades Franceze ne Tirane, MIE, MBZHR, ASH, AMBU, Universiteti Politeknik i Tirane, Perdoruesit e digave me te medha si dhe inxhiniere ne fushen e projektimit dhe zbatimit te digave te medha ne Shqiperi.
Ne pjesen e pare te simpoziumit, mori fjalen edhe Presidenti I ICOLD, z. Michel Lino, i cili vuri ne dukje Sfidat dhe Mundesite per Digat dhe Rezervuaret ne shekullin e 21 ku midis te tjerave vuri theksin ne rendesine e modernizimit te monitorimit te digave dhe masat per sigurine e tyre. Ky prezantim sebashku me prezantimin e Presidentit te CFBR, z. Denis Aelbrecht jepen ne linkun perkates te faqes se internetit.
Ne daten 17 Maj 2024 sebashku me miqte franceze te CFBR u organizua nje vizite pune ne digat e HEC Vau i Dejes qe jane pjese e kaskades se Drinit e cila eshte prodhuesi me i madh i energjise ne vendin tone.

Ne perfundim te kesaj dite u be nje vizite ne kalane e Rozafes ku te gjithe miqve franceze ju beri pershtypje historia dhe kultura e kesaj treve dhe shijuan bukurite e natyres perreth kalase ku bashkohen lumenjte e Kirit, Drinit dhe Bunes .

Vizita e Presidentit te ICOLD 3
Vizita e Presidentit te ICOLD 4
Vizita e Presidentit te ICOLD 5
Vizita e Presidentit te ICOLD 2
Vizita e Presidentit te ICOLD 1

Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit