60 vjetori i krijimit të KKDM dhe anëtarësimit të Shqipërisë në ICOLD
Në Maj të vitit 1964, 60 vjet me parë, tre burra, tre inxhiniere të shquar nën drejtimin e Prof. Petrit Radovickes, morën rrugen për në Kongresin e 8 te ICOLD qe zhvillohej ne Edinburg te Skocise me qellimin e qarte per ta bere Shqiperine Antare te denje te botes se digave te medha..
Ata e kishin të qartë rrugen ne te cilen po ecnin. Ata kishin edhe nje projekt te madh hidroenergjitik ne duar mjaft te rendesishem per ekonomine e vendit. Ky ekip po shkonte te behej pjese e Organizates me te madhe të digave në botë, ICOLD por ne kete udhetim po shkonin edhe per te diskutuar me koleget e tyre për idene që kishin per ndertimin e vepres me te madhe te Shqiperise ne ate kohe dhe ne kete kohe, Kaskaden e lumit Drin.
Ja arritën qellimeve qe i kishin vene vehtes. Ne ate Kongres, Shqiperia u be antare e ICOLD, vend te cilin e mban me nder edhe sot.
Njëkohesisht, Ata vazhduan endrren dhe Projektin e tyre ta realizonin permes veshtiresive teknike dhe ekonomike qe ju dolen nder vite dhe sot te gjithe jemi krenar per realizimin e vepres madheshtore te tyre, Kaskada e lumit Drin me 6 diga të mëdha, me tre rezervuare të medhenj me volum total prej me se 3.5 miliard m3 uje dhe me 5 HEC me kapacitet prej me se 1400 MGW.
Kjo kaskadë vazhdon te jete edhe sot nje krenari per Shqiperine dhe nje kompleks hidroenergjitik unik ne Europe per shfrytezimin e integruar te nje lumi, lartesise se digave te ndertuara, llojit te digave te medha, vellimit te ujit ne Rezervuar dhe rendesise ekonomike te ketyre veprave ne ekonomine e vendit.
Historia e suksesshme per ndertimin e digave te medha nuk mbeti vetem me keto diga. Gjate ketyre viteve deri me sot ne Shqiperi jane ndertuar 350 diga te medha dhe me se 300 diga te vogla duke e bere Shqiperine e vogel nje vend me me shume diga per fryme dhe per km2 ne Europe.
Sot, kjo Histori suksesi ne projektimin dhe ndertimin e digave te medha ne vendin tone, eshte njekohesisht edhe nje sfide e madhe e madhe ne ditet e sotme per te mirembajtur, monitoruar dhe per te rritur sigurine e tyre dhe te zonave urbane poshte tyre. Kjo sfide po perballohet me sukses deri me sot.
Në kuader te 60 vjetorit te antaresise se Shqiperise ne ICOLD dhe bazuar ne bashkepunimin me Komitete homologe ne fushen e digave, Komiteti Kombetar i digave te Medha te Shqiperise (KKDM) dhe Komiteti Francez i digave dhe Rezervuareve (CFBR) organizuan me sukses te plote një Simpozium Ndërkombëtar të titulluar “Sfida dhe Inovacione për Diga më të Sigurta”. Ne kete aktivitet u diskutua jo vetem per historine e suksesshme te projektimit dhe ndertimit te ketyre digave por edhe per sfidat qe jane perpara ne drejtim te modernizimit te monitorimit te digave, perditesimit te standarteve teknike per sigurine e digave si dhe nevojat per reformimin e ketij sektori ne te ardhmen.
Në simpozium moren pjese pjese perfaqesues Presidenti I ICOLD, z. Michel Lino, Kryetari I Akademise se Shkencave, prof. Skender Gjinushi, zv.Kryetare e Keshillit te Ministrave, Zj. Belinda Balluku, Presidenti i CFBR, z. Denis Aelbrecht si dhe perfaqesues te KKDM, CFBR, ICOLD, Ambasades Franceze ne Tirane, MIE, MBZHR, Akademia e Shkencave, AMBU, Universiteti Politeknik i Tiranes, Studente te Universiteteve Polis dhe Metropolitan, Perdorues te digave me te medha si dhe inxhiniere ne fushen e projektimit dhe zbatimit te digave te medha ne Shqiperi.
Në kuader te 60 vjetorit të krijimit te KKDM dhe ne bashkepunim me Akademine e Shkencave u nderuan me cmimin e nderit te Akademise disa prej personaliteteve qe kane kontribuar ne projektimin e digave te medha sic ishin prof. Egon Gjadri dhe prof. Enver Preza.
Gjithashtu, gjatë ketij muaji, KKDM ka organizuar vizita ne digat e medha te HEC Vau i Dejes dhe HEC Banjes si dhe ka organizuar ekspozite dhe fotomontazh me pamje nga digat kryesore ne Shqiperi.