19. Korrik 2024

Takimi vjetor i Autoriteteve Europiane të Sigurisë së Digave (EDSAN) në Tiranë,18 – 20 Qershor 2024

4 Korrik, 2024
Takimi vjetor i EDSAN 5
Në datat 18-20 Qershor 2024, ne Tirane u organizua takimi vjetor i perfaqesuesve te Autoriteteve Europiane te Sigurise se Digave (EDSAN).

EDSAN eshte nje rrjeti i Autoriteteve shteterore qe ushrojne kontrollin per sigurine dhe monitorimin e digave ne vendet Europiane. Keto autoritete jane te atashuara ne Institucionet kryesore te shtetit dhe ushtrojne kontrollin shteteror ne drejtim te sigurise dhe gjendjes se digave sipas legjislacionit ne vendet e tyre, udhezimeve dhe rekomandimeve te dhena prej tyre si dhe raportojne prane Institucioneve te larta qeverisese
per gjendjen, monitorimin dhe sigurine e digave nga shfrytezuesit e tyre.

Ne kete takim moren pjese perfaqesues te Autoriteteve te Sigurise se Digave ne Europe nga afro 12 shtete si Austri, Angli, Gjermani, Greqi, Norvegji, Finland, Suedi, France, Itali, Zvicer, Rumani, Shqiperi, etj.

Takimi i organizua ne formen e nje tavoline te rrumbullaket ku ne diten e pare u prezantuan disa ceshtje kryesore ne sektorin e digave si me poshte:

  • Lajmet dhe Zhvillimet kryesore gjate vitit 2023 ne sektorin e kontrollit shteteror dhe monitorimit te digave.
  • Udhezimet dhe Standartet teknike per kontrollin dhe monitorimin e digave te vogla me rrisk te larte

Ne diten e dyte, u organizua nje vizite pune ne terren ku u vizituan digat e kaskades se lumit Devoll, diga e HEC Banjes dhe Diga e HEC Moglices si dhe diga e Farkes dhe diga e liqenit Artificial te Tiranes. Gjate kesaj vizite jo vetem u pane nga afer gjendja e ketyre digave por pjesmarresit u njohen edhe me procesin e monitorimit te digave te kaskades se lumit Devoll nga specialistet e shfrytezuesit te ketyre digave, Devolli HP

Ne diten e trete, u vazhdua me prezantimet dhe diskutimet per ceshtjen e dyte te permendur me siper si dhe per problematikat dhe standartet teknike te nevojshme ne fushen e projektimit dhe instalimit te impianteve fotovoltaike ne diga dhe ne rezervuaret e krijuar prej tyre. Ne fund te takimit, u dhane konkluzionet dhe rezultatet e arritura ku pjesmarresit evidentuan cilesine e larte te diskutimeve nga te gjithe pjesmarresit, organizimin shume te mire te takimit tre ditor nga KKDM si dhe mesimet qe u nxoren gjate vizitave ne terren dhe prezantimeve nga perfaqesuesit e te gjithe autoriteteve qe moren pjese.

Gjate ketij takimi treditor u bene me se 30 prezantime nga pjesmarresit ku u trajtuan jo vetem ceshtjet me monitorimin dhe sigurine e digave ne Europe por u diskutuan dhe permiresimet qe duhet te behen ne kuadrin ligjor dhe institucional ne sektorin e digave si dhe puna per ti paraprire zhvillimeve ne drejtim te nje monitorimi modern dhe ne kohe reale te digave si dhe tendencave qe po vihen re ne Europe per perdorimin e digave dhe rezervuareve te krijuar prej tyre si potenciale te medha per vendosjen e Impianteve fotovoltaike.

Ne perfundim te takimit tre ditor, u ra dakord qe takimi vjetor i vitit 2025 do te organizohet ne Zvicer ne muajin Qershor 2025

Takimi vjetor i EDSAN 3
Takimi vjetor i EDSAN
Takimi vjetor i EDSAN 1
Takimi vjetor i EDSAN 4
Takimi vjetor i EDSAN 2
Takimi vjetor i EDSAN 5

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit