Lajmet , Maj 2024
1 Korrik, 2024
Gjate muajit Maj 2024, KKDM ka organizuar disa aktivitete te rendesishme ne kuader te 60 vjetorit te krijimit te tij si dhe te dites se Digave. Informacioni per keto aktivitete eshte dhene ne njoftimet e meparshme qe mund te shikohen ne kete faqe te KKDM.
Në datën 23.05.2024, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Maj 2024. Ne kete takim u analizuan dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:
- Problematikat ne lidhje me Shfrytezimin, Operimin, Monitorimin dhe Sigurine e digave te medha qe administrohen nga Bashkite Durres, Shijak dhe Kruje te qarkut Durres. Bazuar tek raportet vjetore të dorëzuar pranë SKDM u verejt se Bashkia Durres nuk ka sjell asnje informacion dhe Raport ne lidhje me gjendjen e digave qe administrohen prej saj. Nga shqyrtimi i Raporteve vjetore te dorezuara nga Bashkite Kruje dhe Shijak verehet se në të gjithë digat e medha te administruara prej tyre nuk ka te dhena per monitorimin real dhe me instrumenta te ketyre digave, nuk janë pregatitur plane te gadishmërise në rastet e emergjencave civile dhe nuk ka sistem alarmi te instaluar ne keto diga apo ne zonat urbane poshte tyre. Megjithese sipas legjislacionit ne fuqi kerkohet matja e volumeve aktuale te ujit dhe sedimenteve ne rezervuaret e krijuar prej tyre te pakten nje here ne 5 vjet, rezulton se ne keto rezervuare nuk eshte kryer asnje matje faktike e ketyre volumeve prej me se 30 vitesh. Gjithashtu, ne te gjitha digat e medha te administruara nga te tre bashkite e qarkut Durres nuk ka asnje vleresim te aseteve te digave dhe elementeve te tyre apo rregjister te ketyre pasurive te paluajtshme. Ne baze te analizes se mesiperme, KKDM vendosi ti kërkohet Bashkise Durres te dorezoj nje raport ne lidhje me Gjendjen aktuale, monitorimin, mirembajtjen dhe Sigurine e digave qe admnistrohen prej saj. KKDM vendosi ti kerkoj Bashkive Durres, Kruje dhe Shijak si shfrytezuese e digave te medha qe administrohen prej saj të marrin masat emergjente për mirembajtjen dhe monitorimin e digave të mëdha përmes instalimit te sistemeve të monitorimit si dhe krijimit te bazës se te dhenave te monitorimit te digave dhe rezervuareve te krijuar prej tyre; Te pregatitin planet e gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per shkak te prurjeve maksimale qe mund te vijne ne rezervuarin e krijuar nga diga apo prishjes se mundshme te diges dhe te hartojne Rregulloret e shfrytezimit, monitorimit dhe sigurise se digave sipas kerkesave te nenit 29 te VKM se mesiperme.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 14 te KKDM, datë 23.05.2024 këtu
- Shqyrtimi i Inisiatives se EUROCOLD per organizimin dhe promovimin e dites se digave. Bazuar ne kerkesen e EUROCOLD dhe inisiatives se disa Komiteteve homologe, KKDM ra dakord qe te mbeshtet kete inisiative dhe te organizoje vizita dhe takime me inxhiniere te rinj dhe studente ne disa diga te vendit, te botoj postera me pamje nga digat ne Shqiperi, etj.