14. Qershor 2024

Takimi vjetor i Autoriteteve Europiane të Sigurisë së Digave në Tampere, Finlandë, Qershor 2023

17 Korrik, 2023
Takimi vjetor AESD, Finlandë
Nga data 26 deri 29 Qershor 2023, në Tampere të Finlandës u organizua takimi vjetor i Autoriteteve Europiane të Sigurisë së Digave (AESD) .

AESD eshte nje rrjet I Autoriteteve shteterore qe ushrojne kontrollin per sigurine dhe
monitorimin e digave ne vendet e Kryesore te Europes. Keto autoritete jane te atashuara ne Institucionet kryesore te
shtetit dhe ushtrojne kontrollin shteteror ne drejtim te sigurise dhe gjendjes se digave te medha sipas kerkesvae
ligjore, udhezimeve te dhena prej tyre si dhe raportojne per gjendjen dhe monitorimin e digave nga shfrytezuesit e
tyre. Ne kete takim merrnin pjese perfaqesues te Autoriteteve te Sigurise se Digave ne Europe nga afro 14 shtete si
Austri, Gjermani, Norvegji, Itali, Suedi, Angli, Skoci, France, Wells, Zvicer, Finland, etj. Me ftese te organizatoreve, në këtë takim vjetor mori pjese   Kryetari i KKDM, z. Arjan Jovani

Gjate ketij takimi u trajtuan disa ceshtje kryesore ne fushen e kontrollit te digave si me poshte:

  1. Zhvillimet e reja ne sektorin e kontrollit shteteror dhe monitorimit te digave
  2. Udhezimet dhe Standartet teknike per monitorimin e digave.
  3. Disa ceshtje themelore ne sektorin e monitorimit dhe testimit te Shkarkuesve katastrofike.
  4. Disa ceshtje ne percaktimin dhe klasifikimin e digave dhe rezervuarave te medhenj qe duhet ti nenshtrohen kontrollit shteteror te tyre duke patur ne konsiderate jo vetem madhesine e digave dhe rezervuareve por edhe rriskun ne zonat urbane poshte tyre.
  5. Nevojat dhe Perditesimi i organizimit te sektorit te kontrollit shteteror dhe monitorimit te digave dhe rezervuareve te medhenj

Ne diten e fundit te ketij eventi u organizua vizita pune ne terren per te pare zbatimin e kontrollit shteteror ne diga ne Finalnde, procesin e pastrimit dhe testimit te Shkarkuesve katastrofike, organizimin e ekipit te sigurise dhe monitorimit te digave nga shfrytezuesit e digave, procesin e monitorimit me instrumenta te digave dhe rezervuareve te krijuar prej tyre, masat e marra per mbrojtjen e mjedisit, etj.

Takimi vjetor AESD, Finlandë
Takimi ASD, Finlandë (3)
Takimi ASD, Finlandë (2)
Takimi ASD, Finlandë (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit