Seminar për monitorimin e Digave prej dheu, Tiranë, 25-26 Mars 2024
Në datat 26- 27 Mars 2024, në ambientet e Universitetit Polis në Tiranë u organizua Seminari për Monitorimin e digave prej dheu.
Workshopi u organizua nga KKDM ne bashkepunim me Universitetin Polis dhe kompanine zvicerane SISGEO e specializuar ne fushen e instrumentave te monitorimit te digave.
Gjate ketij Workshopi u mbajten dy prezantime kryesore
1- Digat dhe Rezervuaret ne Shqiperi nga Kryetari I KKDM, z. Arjan Jovani
Gjate ketij prezantimi u trajtuan disa ceshtje kryesore si
- Informacion I pergjithshem per digat e medha ne Shqiperi
- Organizimi institucional dhe ligjor i sektorit te digave ne Shqiperi
- Detyrat kryesore te KKDM sipas legjislacionit ne fuqi
- Problemet kryesore te digave te medha ne Shqiperi
- Sfidat ne te ardhmen per permiresimet ne sektorin e digave te medha
2- Monitorimi i Digave prej dheu dhe strukturave Gjeoteknike nga eksperti I SISGEO, z. Daniel Naterop
Gjate ketij prezantimi u trajtuan disa ceshtje kryesore si:
- Hyrje mbi konceptin zviceran per sigurine e digave
- Procesi i menaxhimit te Rriskut per sigurine e digave prej dheu
- Planifikimi i monitorimit te digave prej dheu
- Veshtrim mbi sistemet e monitorimit per digat prej dheu
- Parametrat qe duhet te monitorohen dhe sifdat per instrumentimin e monitorimit te digave
Pas prezantimit te ceshtjeve te mesiperme u bene pyetje dhe u dhane pergjigje per ceshtje te caktuara ne lidhje me monitorimin e digave si dhe monitorimin e digave pas termetit
Diten e dyte te Workshopit, u organizua nje vizite me studentet e deges se Inxhinierise civile ne digen e liqenit artificial te Tiranes.
Gjate kesja vizite, u shpjeguan ne terren se ku cilat jane sistemet e monotorimit qe duhet te instalohen ne nje dige dhe skemat e instalimit te cdo sistemi monitorimi.
Sistemet e monitorimit qe duhet te instalohen ne nje dige perbehen nga:
- Sistemi i monitorimit hidrometeorologjik
- Sistemi I monotorimit Gjeodezik
- Sistemi I monitorimit Sizmik
- Sistemi I monitorimit hidrogjeologjik
- Sistemi I monitorimit hidraulik