10. Shtator 2024

Aktivitete në sektorin e Digave të Mëdha gjatë vitit 2024

8 Prill, 2024
ABCOLD - 60 years, Member of ICOLD

Bazuar në Ligjin Nr. 8681, datë 02.11.2000, ”Për Projektimin, Ndërtimin, Shfrytëzimin dhe Mirëmbajtjen e Digave dhe Dambave”, neni 4, Komiteti Kombetar i Digave te Medha (KKDM) ka per detyre te mbeshtet perparimin teknik ne konceptim, ndertim, shfrytezim dhe mirembajtjen e digave te medha ne interes te zhvillimit ekonomik e shoqeror te vendit. Bazuar ne ligjin e mesiperm, nje nder detyrat kryesore te KKDM eshte organizimi i kembimit te te dhenave dhe te pervojes ndermjet KKDM dhe Komiteteve te tjera, ndermjet specialisteve dhe aktoreve te fushes brenda vendit me analoget e tyre jasht vendit.
Duke patur paraysh faktin dhe rendesine e forcimit te kapaciteteve dhe organizimin e shkembimit te pervojave në shfrytëzimin, monitorimin dhe sigurinë e digave të mëdha, KKDM dëshiron te informoje te gjithe te interesuarit se gjate vitit 2024 jane parashikuar disa evente te rendesishme ne fushen e digave te cilat do te krijojne mundësi të shumta jo vetëm për kontaktet dhe bashkëpunimet me partnerë nga Europa dhe e gjithë bota në sektorin e digave të mëdha, por edhe do te japin mundesine per përditësimin dhe shkembimin e eksperiencave ne teknikat, metodat dhe teknologjitë më të fundit ne kete fushe si dhe me njohjen e standarteve më të mira në fushën e projektimit, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave të mëdha. Për sa me siper, KKDM deshiron te informoj programin e disa aktiviteteve nderkombetare gjate vitit 2024 si me poshtë:
26-27 Mars 2024, Workshop per sistemet e monitorimit ne digat e medha, Universiteti Polis, Tirane,
Ne kete workshop, eksperte te kompanise zvicerane SISGEO do te japin informacion ne lidhje me instrumentat e monitorimit te digave. Pjesmarrës në këtë aktivitet, do te jenë inxhiniere te rinj, studente dhe specialiste te shfrytezuesve te digave ne Shqiperi, Aktiviteti organizohet nga KKDM dhe Universiteti Polis
11-12 Prill 2024, Takim i perbashket ndermjet KKDM dhe GRCOLD, Janine, Greqi
Ne kete takim do te shkembehen pervojat ne lidhje me projektimin dhe monitorimin e digave ne Shqiperi dhe ne Greqi ku perfaqesuesit e te dy komiteteve do te diskutojne per te rejat dhe sfidat ne sektorin e projektimit dh ete monitorimit te digave Pjesmarrës në këtë aktivitet do te jenë antare te te dy komiteteve te digave. Aktiviteti organizohet nga KKDM dhe GRCOLD
16-17 Maj 2024, Simpoziumi teknik “Challenges and Innovations for Better dams, Hotel Tirana, Tirane, Ne kete Simpozium do te shkembehen pervojat ne lidhje me projektimin dhe monitorimin e digave ne Shqiperi dhe ne France ku perfaqesues te KKDM dhe CFBR do te diskutojne per sfidat dhe te rejat ne kuadrin ligjor dhe organizativ per nje reforme ne sektorin e digave, Standartet teknike te nevojshme per projektimin dhe monitorimin e digave si dhe per Inovacionet e fundit per monitorimin e digave te medha dhe rezervuareve te krijuar prej tyre. Pjesmarrës në këtë aktivitet, te jenë drejtues te larte te ICOLD, perfaqesues te CFBR dhe KKDM si dhe inxhiniere te rinj dhe perfaqesues te shfrytezuesve te digave ne Shqiperi, Aktiviteti organizohet nga KKDM dhe CFBR
18-20 Qershor 2024, Tavoline e rrumbullaket pune e Rrjetit te Autoriteteve Europiane te Sigurise se digave (ESDAN), Hotel Grand, Tirane,
Ne kete takim do te shkembehen pervojat ne lidhje me kontrollin dhe monitorimin shteteror te digave te medha ne Shqiperi dhe ne 15 vende Europiane ku perfaqesues te Italise, Frances, Zvicres, Greqise, Rumanise, Norvegjise, Finlandes, Austrise, UK, Suedise, Portugalise, etj do te diskutojne per sfidat dhe te rejat ne kuadrin ligjor dhe institucional per kontrollin e digave si dhe ne menyre te vecante per monitorimin e digave pas instalimit te impianeteve FV ne diga dhe Rezervuare si dhekontrolli I digave te vogla
3-7 Qershor 2024, Konferenca e 12 vjetore per digat ne Azi, Nagoya, Japoni, me teme “Zhvillimi dhe Menaxhimi i Qëndrueshëm i Digave dhe Rezervuarëve për Gjeneratat e Ardhshme”. Gjte ketij simpoziumi do te trajtohen temat e meposhtme:
1. Menaxhimi i rezervuarëve dhe sedimenteve në epokën e ndryshimeve klimatike
2. Vlerësimi dhe Mbikëqyrja e Sigurisë së Digave
3. Teknologjitë e reja dhe transformimi dixhital i ndërtimit dhe menaxhimit të digave
4. Mjedisi dhe Biodiversiteti i Digave dhe Rezervuarëve
5. Promovimi i Energjisë së Rinovueshme me Diga

27 Shtator – 3 Tetor 2024, Konferenca Vjetore e 92 e ICOLD dhe Simpoziumi nderkombater me titull “Dams for People, Water, Environment & Development,”. Ne keto akitivitete do te trajtohen temat ne lidhje me rolin kritik të digave në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit. Konferenca do te kete një gamë të larmishme seancash teknike, bisedime plenare dhe diskutime në panel, duke ofruar një platformë të shkëlqyer për pjesëmarrësit që të ndajnë përvojat, njohuritë dhe praktikat më të mira duke nxitur mësimin e ndërsjellë.
Për sa më sipër, KKDM sugjeron pjesmarrjen e eksperteve në këto aktivitete, me qëllim gjetjen e mundësive për bashkëpunime të mëtejshme në fushën e projektimit, shfrytëzimit dhe sigurisë së digave të mëdha te hidroenergjise si dhe krijimin e kontakteve me aktore të fuqishëm në këtë sektor.
Njekohesisht, KKDM shpreh gadishmerine per te bashkepunuar ne drejtim te prezantimit dhe promovimit te digave te medha ne Shqiperi si dhe procesit te monitorimit te tyre bashkekohor permes pjesmarrjes se perbashket ne keto aktivitete dhe krijimit te stendave te perbashketa ne ekspozitat qe do te organizohen ne keto evente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit