01. Maj 2024

Lajmet,Tetor 2023

21 Nëntor, 2023
Diga e rezervuarit te HEC Banje, Tetor 2023
Në datën 25.10.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Tetor 2023. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:
  •  Percaktimi i Standarteve teknike ne lidhje me prurjet kontrolluese per sistemet e shkarkimit te digave te medha. KKDM mori ne shqyrtim relacionin e pregatitur nga grupi I punes I caktuar ne mbledhjen e dates 30.08.2023. Ne relacionin e paraqitur nga grupi I punes jane dhene problematikat e derisotme ne lidhje me prurjet llogaritese per sistemet e shkarkimit, eksperiencat ne Europe dhe ne bote si dhe domosdoshmerine e pregatitjes dhe miratimit te ketyre standarteve ne ditet e sotme. Pas diskutimeve të antarëve te pranishem, KKDM vendosi qe kontrolli I kapaciteteve percjellese te sistemeve te shkarkimit ne projektet e zbatimit te digave te reja si dhe ne projektet e rehabilitimit te digave ekzistuese te medha te behet duke u bazuar ne numrin enjerzve ne zonat urbane poshte digave qe ndodhen ne rrezik per humbje jete sipas tabeles se dhene ne kete Vendimi

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 36 të KKDM, datë 25.10.2023 këtu

  •  Shqyrtimi I Projekt idese per rikonstruksionin e shkarkuesit te diges se rezervuarit te Bozanxhies – Zhurie. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur nga firma konsulente Viante Construction & NetGroup rezultoi se projekt ideja e paraqitur i ka plotesuar kereksat e legjislacionit ne fuqi duke perfshire edhe FV e sistemeve te monitorimit ne dige si dhe Planin e gadishmerise ne rastet e emergjencave civile duke perfshire edhe harten e permbytjes ne zones urbane poshte diges. KKDM vendosi te miratoj projekt – idene per rikonstruksionin e shkarkuesit te diges se rezervuarit te Bozanxhies- Zhurje. KKDM vendosi ti kerkoj Bashkise se Tiranes qe te kontrollohet permasimi I shkarkuesit edhe per rastin e prurjeve qe mund te vijne nje here ne 1000 vjet

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 37 të KKDM, datë 35.10.2023 këtu

  •  Projekt Ideja per Rehabilitimin e diges se Farkes. Nga shqyrtimi I dokumentacionit te ardhur, rezulton se projektideja per rehabilitimin e kesaj dige i ka plotesuar kerkesat e nenit 5 te ligjit te mesiperm si dhe nenit 8 te VKM se mesiperme. Raportet mbeshtetese per studimet sizmike, gjeologjike dhe gjeoteknike jane te plota dhe ne perputhje me kerkesat e legjislacionit ne fuqi. Projektuesit kane kryer llogaritjet e vales vershuese ne rastet e prishjes se diges, hartimin e planit te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile, etj. Pas diskutimeve te antareve te KKDM, u vendos qe Projekt Ideja per rehabilitimin e diges se rezervuarit te Farkes te miratohet ne lidhje me punimet emergjente qe kerkohen per rehabilitimin e diges te parashikuar ne projekt sic jane sistemi i drenazhimit dhe punimet perforcuese ne anen e poshtme te diges, punime per riparimin e sistemit te shkarkimit dhe vepres se marrjes se ujit, rehabilitimi I bordurave dhe qendrueshmerine e skarpateve, punime per kabinen e rojes si dhe punime per FV te sistemeve te monitorimit gjedoezik, hidraulik, hidrogjeologjik dhe HM ne dige. Njekohesisht, KKDM vendosi te mos miratoj punimet speciale ne dige, te parashikuara ne projekt, ne lidhje me mbrojtjen me pilota dhe cimentimet ne barthamen e diges per shkak te mungeses se te dhenave te monitorimit te filtrimeve dhe sjelljes se diges, konkluzionit te projektuesve ne baze te analizes se qendrueshmerise se diga paraqitet brenda vlerave te lejuara te ekuilbrit si dhe per shkak te mungeses se standarteve teknike per keto punime speciale. Njekohesisht, KKDM vendosi ti kerkoj Bashkise Tirane qe gjate hartimit te projektit te zbatimit te perfshihet edhe projekti I zbatimit per FV te nje sistemi alarmi ne dige dhe ne zonen urbane poshte saj si dhe te kryhet kontrolli I kapacitetit te shkarkuesit per rastin e prurjeve qe mund te vijne nje here ne 1000 vjet.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 38 te KKDM, datë 25.10.2023 këtu

  •  Problematikat ne lidhje me Sistemet e alarmit ne digat e medha me rrisk te larte dhe rrjetin e transmetimit te alarmit ne zonat urbane poshte tyre. Ne baze te informacionit te ardhur prane KKDM nga shumica e shfrytezuesve te digave te medha rezulton se me se 150 diga te medha jane me rrisk te konsiderueshem ne lidhje me demt dhe humbjet e njerezve. 50 prej ketyre digave jane me rrisk te larte dhe eshte e domosodshme te instalohen sistem alarmi per njoftime ne kohe reale dhe online. Per sa me siper, KKDM vendosi qe tu kerkoj shfrytezuesve te ketyre digave te dhena ne tabelen bashkelidhur ketij Vendimi, te marrin masat e duhura per hartimin e projekteve te duhura per FV te sistemeve te alarmit online ne kohe reale

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 39 te KKDM, datë 25.08.2023 këtu

  • Kontrolli shteteror 5 vjecar i diges se HEC Banje I kryer nga nje grup pune I perbere nga perfaqesues te KKDM, MIE, AKBN dhe KTPD. Në baze te konstatimeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve te grupit te punes te paraqitura ne nje raportin teknik si dhe bazuar ne te dhenat e shfrytezuesit te diges se HEC Banje te dhena ne aneksin e ketij raporti, rezulton se trupi I diges se HEC Banje eshte ne gjendje te qendrueshme dhe elementet kryesore te saj jane ne funksion dhe te monitoruara ne perputhje me kerkesat e legjislacionit ne fuqi. Pas diskutimeve te te gjithe antareve te pranishem si dhe duke patur paraysh kerkesat e legjislacionit ne fuqi, KKDM. Vendosi te miratoj Konkluzionet dhe rekomandimet e grupit te punes bashkelidhur ketij Vendimi ne lidhje me kontrollin 5 vjecar shteteror te diges dhe rezervuarit te HEC Banje. Njekoheisht u ra dakord qe ti kerkohet shfrytezuesit te kesaj dige (Devolli HP) te marre masat e duhura per plotesimin e rekomandimeve te dhena nga grupi i punes ne lidhje me instalimin e sistemeve te alarmit ne dige dhe rrjetet e tyre te transmetimit ne zonat urbane poshte tyre si dhe te dergoj nje informacion ne lidhje me qendrueshmerine e sistemit notues PV te instaluar perpara vepres se marrjes se ujit, standarteve teknike per operimin dhe monitorimin e sistemit si dhe ndikimeve te ketij sistemi ne funksionimin dhe operimin e sistemit te marrjes se ujit dhe sigurise se elementeve kryesore te diges dhe rezervuarit.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 40 te KKDM, datë 25.08.2023 këtu

Diga e rezervuarit te HEC Banje, Tetor 2023
Diga e rezervuarit te Farkes , Tetor 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit