Lajmet, Nëntor 2023
26 Dhjetor, 2023
Në datën 21.11.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Nentor 2023. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:
- Planet e Gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per digat e medha te shfrytezuara nga Bashkia Devoll. KKDM mori në shqyrtim Planet e Gadishmerise ne rastet e emergjencave civile (PGEC) per digat e medha te Koshnica 1, Grace, Baban, Selca, Trestenik, Borsh -Poloske, Vidohove, Poloske dhe Verlen qe shfrytezohen nga Bashkia Devoll. PGEC per 9 digat e medha ishin pregatitur nga specialistët e Bashkise Devoll. KTPD i rekomandoi antareve te KKDM të miratoj Planet e emergjencave civile te paraqitur nga Bashkia Devoll. KKDM vendosi të miratoj PGEC 9 digave të medha qe shfrytezohen dhe administrohen nga Bashkia Devoll. Njekohesisht, KKDM vendosi ti kerkoj Bashkise Devoll Përgatitjen e hartave te permbytjeve dhe percaktimin e zonave me rrisk te larte ne rastet e prurjeve maksimale te ujit me perseritje nje here ne 100 vjet, 1 here ne 1000 vjet dhe ne rast te prishjes se mundshme te ndonje prej ketyre digave si dhe Pregatitjen e projekteve per Instalimin e sistemeve te Alarmit ne digat e medha qe jane me rrisk te larte per humbjen e jeteve te njerezve ne zonat urbane poshte tyre ne rast te prurjeve te medha apo prishjes se mundshme te ndonje dige.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 41 te KKDM, datë 21.11.2023 këtu
- Shqyrtimi I Rregullores se shfrytezimit, monitorimit dhe Sigurise se digave te medha qe administrohen nga Bashkia Tirane. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur nga Bashkia Tirane rezultoi se Rregullorja e pregatitur nga specialistët e kesaj Bashkie nuk eshte pregatitur ne perputhje me kerkesat e legjislacionit te mesiperm, kerkesat e KKDM per hartimin e rregulloreve perkatese te shprehura ne Vendimin e KKDM Nr. 3, dt.19.10.2020. KTPD i rekomandoi antareve te KKDM të mos miratoj rregulloren e paraqitur për shfrytëzimin, operimin, mirembajtjen, monitorimin dhe sigurinë e digave të shfrytëzuara nga Bashkia Tirane per arsye te mosplotesimit te kerkesave te legjislacionit ne fuqi dhe udhezimit perkates te KKDM te permendur me siper. KKDM vendosi të mos miratoj Rregulloren e Shfrytëzimit, Operimit,Mirembajtjes,Monitorimit dhe Sigurisë se digave të shfrytëzuara nga Bashkia Tirane të paraqitur nga Drejtoria e Pergjithshme e rrugeve dhe ndricimit Publik prane kesaj Bashkie për arsye të mosplotësimit te kërkesave të legjislacionit ne fuqi dhe Udhezimeve te dhena ne Vendimin e KKDM Nr.3, datë 19.10.2020. Njekohesisht KKDM vendosi ti kerkoj bashkise Tirane përgatitjen e rregullores së shfrytezimit, mirembajtjes, operimit dhe sigurisë per cdo dige te madhe qe eshte ne funksion dhe e rregjistruar ne Rregjistrin e digave te medha prane KKDM të shfrytëzuara nga Bashkia Tirane, ne perputhje me kerkesat e nenit 29 te VKM Nr. 147, date 18.03.2004 dhe vendimit te KKDM Nr. 03, datë 19.10.2020; Rregullorja duhet te perfshije te dhenat teknike per cdo dige, qellimin e perdorimit te diges dhe rezervuarit, rregulloren e monitorimit te diges sipas kerkesave te nenit 31 dhe 32 te VKM se mesiperme, Rregulloren per provat qe duhet te kryhen ne sistemet e shkarkimit perpara periudhes ujeshume, rregulloren e shfrytezimit gjate periudhes uje shume dhe ujepakte ne funksion te qellimit te perdorimit te tyre, te dhenat per grupin e sigurise se diges si dhe Planin e gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per digat qe kane rrisk te larte ne zonat urbane poshte tyre.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 42 te KKDM, datë 21.11.2023 këtu
- Shqyrtimi i regullores se shfrytezimit, monitorimit dhe sigurise se diges se liqenit Artificial te Tiranes me pronar Bashkine Tirane dhe qe administrohet nga UKT Nga shqyrtimi I dokumentacionit te ardhur, rezulton se Rregullorja e paraqitur eshte hartuar ne vitin 1999 nga ekspertet e Institutit te studimeve dhe projektimeve hidroteknike ne kushtet e funksionimit te rregullt te te gjithe elementeve te diges dhe kontrollit dhe monitorimit te diges sipas kerkesave te projektit. Aktualisht, shfrytezuesi I diges ka evidentuar mos funksionimin e sistemit te Shkarkimit dhe bllokimin e portave te ketij sistemi, mungesen e matjeve te monitorimit per sjelljen e diges, matjeve te filtrimeve ne dige dhe matjet e nieleve te ujit tek puset piezometrike, etj. Gjithashtu, kjo rregullore eshte hartuar perpara hyrjes ne fuqi te Ligjit Nr. 8681 date 02.11.2000 dhe VKM Nr. 147, dt.18.03.2004. Aktualisht, diga eshte evidentuar me probleme teknike te shumta, sistemi i shkarkimit te ujrave te teperta eshte i demtuar dhe portat e punes dhe te remontit te ketij sistemi jane jasht pune qe prej me se 20 vitesh, sistemi i alarmit dhe kontrolli i diges sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi mungon. Ne zonen poshte diges, eshte rritur ndjeshem rrisku per humbje jete te njerezve per shkak te ndertimeve dhe zhvillimit urban ne te gjithe zonen qe mund te permbytet nga prurjet maksimale apo prishja e mundshme e diges si dhe masave paralajmeruese ne rastet e emergjencave civile per shkak te prurjeve te medha apo prishjes se mundshme te diges.
- KTPD i rekomandoi antareve te KKDM ti kerkoj pronarit dhe administratorit te diges ( UKT dhe Bashkise Tirane) te pergatit nje rregullore te re dhe te perditesuar me gjendjen aktuale për shfrytëzimin, operimin, mirembajtjen, monitorimin dhe sigurinë e diges se liqenit artificial te Tiranes e cila duhet te marre ne konsiderate problematikat e permenduar me siper dhe plotesimin e kerkesave te legjislacionit ne fuqi dhe udhezimit perkates te KKDM te permendur me siper. KKDM vendosi ti kerkoj Bashkise Tirane dhe UKT përgatitjen e rregullores së shfrytezimit, mirembajtjes, operimit dhe sigurisë per digen dhe liqenin Artificial te Tiranes ne perputhje me kerkesat e nenit 29 te VKM Nr. 147, date 18.03.2004 dhe vendimit te KKDM Nr. 03, datë 19.10.2020.
- Rregullorja duhet te marre ne konsiderate te gjitha problematikat dhe situaten aktuale te pershkruar ne kete Vendim, te perfshije te dhenat teknike per digen, qellimin aktual te perdorimit te diges dhe rezervuarit, rregulloren e monitorimit te diges sipas kerkesave te nenit 31 dhe 32 te VKM se mesiperme, Rregulloren per provat qe duhet te kryhen ne sistemet e shkarkimit perpara periudhes ujeshume, rregulloren e shfrytezimit gjate periudhes uje shume dhe ujepakte ne funksion te qellimit te perdorimit te saj, te dhenat per grupin e sigurise se diges si dhe Planin e gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per kete dige si dige me rrisk shume te larte ne zonat urbane poshte tyre.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 43 te KKDM, datë 21.11.2023 këtu