19. Prill 2024

Lajmet, Shtator 2023

16 Tetor, 2023
Diga e Vendreshes, Skrapar
Në datën 20.09.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Shtator 2023. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:
  • Shqyrtimi i planeve te gadishmerise per rastet e emergjencave civile ne rast te prurjeve te medha apo prishjes se mundshme te ndonje dige per 5 digat qe admnistrohen nga Bashkia Skrapar. Pas diskutimeve të antarëve te pranishem, KKDM vendosi te miratoj Planet e Gadishmerise per rastet e emergjencave civile ne rast te prishjes se mundshme te ndonje dige apo prurjeve maksimale qe mund te vijne ne zone. Gjithahstu, KKDM kerkoi qe Bashkia Skarapr duhet te pregatit hartat e permbytjeve ne rastet e prurjeve maksimale me mundesi perseritje nje here ne 1000 vjet, dhe ne rastet e prishjes se ndonje dige si dhe te jap informacion prane KKDM ne lidhje me digat qe kane humbur funksionin e tyre te perdorimit

Për informacion më të detajuar, ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 34 të ALBCOLD, datë 20.09.2023 këtu

  • Shqyrtimi i Buxhetit te shpenzimeve te KKDM per aktivitetet dhe veprimtarine gjate vitit 2024. Per te percaktuar nje buxhet sa me te qarte te plote dhe te sakte, KKDM diskutoi ne fillim per aktivitet kryesore te KKDM dhe strukturave mbeshtetese te tij per vitin 2024 si dhe detyrimet e percaktuara ne legjislacion per perfaqesimin e shtetit Shqiptar ne Komisionin nderkombetar te digave te medha (ICOLD). Gjithashtu, Komiteti diskutoi edhe per aktivitetet kryesore te parashikuara te KKDM gjate vitit 2024 per kontrollin 10 vjecar te sigurise se digave te medha sipas ligjit dhe prioriteteve te percaktuara nga Komiteti, pregatitjen e standardave teknike ne fushen e monitorimit te digave dhe masave antisizmike ne kete sektor, organizimin e trainimeve per shfrytezuesit e digave ne lidhje me operimin dhe monitorimin e digave, promovimin e sektorit te sigurise se digave, organizimin e aktiviteteve me rastin e 60 vjetorit te antaresimit te Shqiperise ne ICOLD, mbeshtetjen e perparimit teknik ne fushen e sigurise se digave, bashkepunimit me organizata analoge Europiane, etj. Gjate vitit 2024 jane parashikuar te organizohen konferenca te perbashketa me Komitetin Kombetar te digave dhe rezervuarave te Frances (CFBR) dhe Komiteteve analoge fqinje, rrjetin Europian te Autoriteteve te Sigurise se Digave si dhe aktivitete te ndryshme ne lidhje me 60 vjetorin e antaresimit te Shqiperise ne ICOLD.

Për informacion më të detajuar, ju lutemi klikoni Vendimin nr. 35 të ALBCOLD, datë 20.09.2023 dhe aneksin e tij këtu.

  • Kerkesa per mendim ne lidhje me strukturen funksionale per financimin e HEC Skavica. Antaret e KKDM dhane mendimet e tyre e tyre ne lidhje me menyren e anagzhimit dhe te bashkepunimit me kete strukture funksionale duke patur paraysh se KKDM eshte nje strukture e ngritur me perfaqesues teknike nga Institucione te ndryshme qendrore ne baze te ligjit Nr.8681, dt.02.11.2000, ku antaret e KKDM jane specialiste teknike te fushes se inxhinierise dhe emergjencave civile dhe nuk kane kualifikimet dhe eksperiencat e duhura ne lidhje me aspektet ekonomike dhe financiare per procedurat e financimit te nje projekti. Ne fund te diskutimeve u ra dakord qe KKDM te shpreh gadishmerine per te bashkepunuar me ekipin e kesaj strukture per cdo analize profesionale teknike duke u bazuar ne legjislacionin ne fuqi

 

Diga e Vendreshes, Skrapar
Diga Staraveckes, Skrapar

                                                      

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit