Kongresi i 27 i ICOLD Marsej, Francë
Nga data 27 Maj deri ne 03 Qershor 2022, ne Marseje te Frances u organizua Kongresi i 27 i
Komisionit Nderkombetar të Digave te Medha (ICOLD).
Gjate ketij eventi, u trajtuan ceshtjet kryesore si me poshte:
- Digat dhe Rezervuaret, sfidat e te nesermes
- Inovacionet ne projektet e digave prej betoni
- Incidentet dhe Aksidentet ne digat aktuale
- Inspektimi, Instrumentimi, Monitorimi dhe procesi i mbledhjes dhe perpunimit te te dhenave
Gjithashtu, ne daten 29 Maj 2022 u organizuan takimet e 26 Komiteteve teknike te ICOLD. Ne mbledhjen e Komitetit teknike te sigurise se digave ku perfaqesuesi i Shqiperise eshte antar I perhershem u diskutuan tre propozime per pregatitjen e buletineve perkatese ne fushen e Sigurise se digave, Vleresimi dhe Menaxhimi i Aseteve te Digave si dhe Vleresimit te rrezikut si dhe kerkesat e reja te Bankes Boterore ne lidhje me pregatitjen e Planeve te Sigurise se digave ne projektet e digave te reja dhe rehabilitimin e digave te medha ekzistuese
Ne daten 31.05.2022 u organizua mbledhja e Asamblese se pergjithshme ne te cilen u zgjodh Presidenti i ri i ICOLD per periudhen 2022 – 2025. President i ri u zgjodh z. Michel Lino i cili aktualisht eshte President i Komitetit francez te digave dhe Rezervuareve (CFBR)
Ne kete event mori pjese edhe nje ekip i KKDM dhe i forumit te Inxhiniereve te rinj shqiptare.
Ekipi i KKDM i kryesuar nga Kryetari i saj, z. Arjan Jovani, gjate diteve te qendrimit ne kete
organizoi takime pune me kryetaret e Komiteteve analoge te Zvicres, Italise, Greqise dhe Spanjes
ku u diskutuan ceshtjet e bashkepunimit dypalesh ne te ardhmen si dhe organizimi i aktiviteteve te
perbashketa ne fushen e digave.
Me shume detaje per aktivitetet e organizuara ne kete event gjenden ne website: www.icold-cigb.org