Lajmet, Prill 2024
Në datën 29.04.2024, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Prill 2024.
Ne kete takim analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:
- Shyqrtimi i Planit te Gadishmerise ne rastet e emergjencave civile te diges se HEC Osoja. Bazuar tek dokumentacioni I Planit te Gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per digen e HEC Osoja të dorëzuar pranë SKDM u verejt se ky dokumentacion ka përfshire kërkesat e udhëzimit të KKDM në lidhje me hartimin e këtyre planeve te shprehura ne Vendimin e KKDM Nr. 5, dt.16.11.2020. KTPD i rekomandoi antareve te KKDM te miratoj Planin e Gadishmerise ne rastet e emergjencave civile te diges se HEC Osoja. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDM vendosi të miratoj Planin e Gaidshmerise ne rastet e emergjencave civile të digës së HEC OSOJA të paraqitur nga Shoqeria FAVINA shpk. Njekoheisht Antaret e KKDM rane dakord qe ti kerkohet hoqerise FAVINA shpk te instaloj sistemet e monitorimit Hidrometeorologjik, gjeodezik, sizmik dhe hidrogjeologjik ne trupin e diges dhe dergimin prane KKDM te skemave dhe planimetrive te vendosjes se sistemeve te monuitorimit te diges si dhe te perditesoj rregulloren e shkarkimit te plotave te medha duke perfshire edhe shkarkimet për shkak të prurjeve të mëdha që vijnë nje herë në 50 vjet dhe një herë në 100 vjet.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 10 te KKDM, datë 29.04.2024 këtu
- Shqyrtimi i kerkeses se Bashkise Shijak ne lidhje me zgjidhjen e problematikave te konstatuara ne digen e Rubjekes. Ne shkresat e derguara nga Prefektura Durres dhe bashkia Shijak si dhe nga situata e prezantuar nga perfaqesues te Bashkise dhe Prefektures, rezulton se ne anen e majte te diges se Rubjekes ka nje rreshqitje ne pjesen e poshtme te diges ne nje gjatesi prej 40 m e cila mund te ndikoj ne sigurine dhe qendrueshmerine e diges. Nga inspektimet e kryera ne terren rezulton se nga Bashkia Shijak nuk ka asnje monitorim me instrumenta te ketyre levizjeve dhe nuk eshte paraqitur asnje projekt per rehabilitimin e diges prane KKDM per tu shqyrtuar dhe miratuar sipas legjislacionit ne fuqi. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDM vendosi ti kerkoj Bashkise Shijak si shfrytezuese e diges se Rubjekes me lartesi 16 m qe te marre masa urgjente per bllokimin e rruges mbi kuroren e diges, monitorimin dhe kontrollin cdo jave te levizjeve te rreshiqitjes ne trupin e diges si dhe uljen graduale te nivelit te ujit ne rezervuar, te instaloj urgjent sistemin e monitorimit gjeodezik dhe te kryeje matjet gjeodezike ne trupin e diges si dhe ne vecanti ne zonen e rreshqitjes, te marre masat per pregatitjen sa me shpejt te jete e mundur te projektit te zbatimit per nderhyrjen emergjente te rehabilitimit te rreshqitjes ne trupin e diges, kontrollin dhe rehabilitimin e shkarkuesit katastrofik siperfaqesor dhe kontrollin e qendrueshmerise se diges, FV te instrumentave per monitorimin e diges dhe sistemin e alarmit sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi
Per Informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 11 te KKDM, datë 29.04.2024 këtu
- Miratimi i Memorandumit te Mirekuptimit ndermjet ALBCOLD dhe GRCOLD. Me propozim te kryetarit te KKDM, u shqyrtua Memorandumi I Mirekuptimit ndermjet ALBCOLD dhe GRCOLD I cili do te bej te mundur krijimin dhe rregullimin e kushteve institucionale te bashkepunimit ndermjet dy Institucioneve homologe ne fushen e sigurise dhe monitorimit te digave dhe do te percaktoj prioritetet baze te ketij bashkepunimi i bazuar ne pavaresine institucionale, respektin reciprok dhe parimeve universale te bashkepunimit te pranuar nga te dy palet. Te dy Komitetet do te krijojne mundesine e shkembimit te eksperiencave dhe njohurive ne fushen e inxhinierise se digave. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDM vendosi te miratoj Memorandumin e Mirekuptimit ndermjet Komitetit Kombetar te digave te medha te Shqiperise (KKDM) dhe Komitetit Kombetar te digave te medha te Greqise (GRCOLD) sipas tekstit bashkelidhur ketij Vendimi.
Per Informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 12 te KKDM, datë 29.04.2024 këtu
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor te vitit 2023 per digat qe jane ne administrim nga MBZHR. Nga shqyrtimi i Raportit verehet se në të gjithë digat e medha teadministruara nga MBZHR te cilat sipas legjislacionit ne fuqi jane objekte te rendesise se vecante nuk ka te dhena per monitorimin real dhe me instrumenta te ketyre digave, nuk janë pregatitur plane te gadishmërise në rastet e emergjencave civile, nuk ka asnje sistem alarmi te instaluar ne keto diga apo ne zonat urbane poshte tyre, nuk jane paraqitur te dhena ne lidhje me monitorimin e integruar real te tyre. Mungesa e matjeve te volumeve te ujit ne rezervuar prej vitesh ka sjell probleme jo vetem per menaxhimin e integruar dhe kompleks te rezervave ujore te krijuar por edhe per faktin se keto objekete jane ndertuar me se 45 vjet perpara dhe problemet e sedimenteve duken se jane te medha dhe kane zvogeluar ndjeshem volumin faktik te ujit ne keto rezervuare. Gjithashtu, ne te gjitha digat e medha te administruara nga MBZHR nuk ka asnje vleresim te aseteve te digave. Mirembajtja e ketyre digave ka mjaft probleme te cilat po sjellin perkeqesimin e gjendjes se tyre. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDM vendosi ti kerkoj MBZHR si shfrytezuese e digave te medha qe administrohen prej saj, të marrë masat për mirembajtjen dhe monitorimin e digave të mëdha përmes sistemeve të monitorimit të kërkuara në nenet 32 dhe 33 te VKM përkatese të dhene me siper. Në kuadër të këtyre masave duhet të kihet paraysh instalimi i sistemeve të monitorimit të digave në kohe reale dhe online si dhe krijimi i bazës se te dhenave te monitorimit te digave dhe rezervuareve te krijuar prej tyre;
Per Informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 13 te KKDM, datë 29.04.2024 këtu