10. Shtator 2024

Simpoziumi Ndërkombëtar “Sfida dhe Inovacione për Diga më të mira”, Tiranë, 16-17 Maj 2024

2 Maj, 2024
Simpoziumi Nderkombetar
Ne kuader te 60 vjetorit te antaresise se Shqiperise ne ICOLD dhe bazuar ne bashkepunimin me Komitete homologe ne fushen e digave, Komiteti Kombetar i digave te Medha te Shqiperise (KKDM) dhe Komiteti Francez i digave dhe Rezervuareve (CFBR) kane parashikuar të organizojnë, ne datat 16-17 Maj 2024, një Simpozium Ndërkombëtar të titulluar “Sfida dhe Inovacione për Diga më të Sigurta”.

Ne diten e pare te aktivitetit ne daten 16 Maj, ora 9.00 – 18.00 qe do te organizohet ne Tirana International Hotel, Tirane do te trajtohen disa ceshtje te rendesishme per te sotmen dhe te ardhmen e sektorit te  digave te medha si me poshte:

  • Organizimi dhe Korniza e Qeverisjes së Sigurisë së Digave
  • Udhëzimet teknike për digat dhe rezervuarët e mëdhenj
  • Inovacionet për Digat dhe Rezervuarët dhe monitorimi i tyre

Ne simpozium do te marrin pjese perfaqesues te KKDM, CFBR, perfaqesues te ICOLD, Ambasades Franceze ne Tirane, MIE, MBZHR, Akademia e Shkencave, AMBU, Uuniversiteti Politeknik i Tirane, Universiteti Polis dhe Metropolitan, Agjencive te huaja qe mbeshtetin projekte te ndryshme ne Shqiperi, Perdoruesit e digave me te medha si dhe inxhiniere ne fushen e projektimit dhe zbatimit te digave te medha ne Shqiperi.

Ne pjesen e pare te simpoziumit, jane parashikuar pershendetje nga Presidenti I ICOLD, z. Michel Lino, Presidenti I CFBR, z. Denis Aelbrecht, Kryetari I KKDM, z. Arjan Jovani si dhe perfaqesues te Qeverise Shqiptare dhe Ambasades Franceze.

Simpoziumi do te zhvillohet ne gjuhen Franceze dhe Shqiptare duke respektuar partneritetin e ketij aktiviteti dhe bashkepunimin ndermjet dy Komiteteve. Gjithashtu, gjate zhvillimit te aktivitetit do te krijohet lidhje online me antare te CFBR dhe kolege franceze qe kane shprehur deshiren per te marre pjese ne kete aktivitet por ne pamundesi udhetimi ne kete periudhe.

Në ditën e dytë të këtij aktiviteti, KKDM  ne bashkepunim me KESH sha do të organizojë një vizitë pune per miqte franceze dhe te ICOLD në digat e mëdha të kaskadës së lumit Drin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit