03. Nëntor 2024

Lajmet, Prill 2022

9 Maj, 2022
Diga e Bovillës
Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në datën 27.04.2022 organizoi mbledhjen e muajit
Prill 2022.

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në datën 27.04.2022 organizoi mbledhjen e muajit Prill 2022.

Çështjet kryesore te shqyrtuara në këtë mbledhje ishin:

1- Shqyrtimi i Raportit Vjetor për vitin 2021 nga UKT në lidhje me shfrytëzimin, mirëmbajtjen, monitorimin dhe sigurinë e digave të Bovillës dhe Liqenit Artificial të Tiranës.

Për informacion më të detajuar klikoni Vendimin Nr. 10 të KKDM, datë 27.04.2022 këtu

2- Shqyrtimi i Raportit Vjetor për vitin 2021 nga Devolli Hydropower në lidhje me shfrytëzimin, mirëmbajtjen, monitorimin dhe sigurinë e digave të Banjës dhe Moglicës.

Për informacion me te detajuar klikoni Vendimin Nr. 11 të KKDM, datë 27.04.2022 këtu

3- Shqyrtimi i Projektit te zbatimit për rehabilitimin e tunelit të shkarkimit pranë digës së Zadejës.

Për informacion më të detajuar klikoni Vendimin Nr. 12 të KKDM, datë 27.04.2022 këtu

4- Diskutim mbi inicimin e proçesit të bashkëpunimit me RMV ne lidhje me një marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e digave në lumin Drin

5- Informacion në lidhje me takimet e organizuara në Prefekturat Tiranë dhe Elbasan gjatë muajit Prill 2020 në lidhje me situatën e menaxhimit, monitorimit dhe sigurisë së digave që shfrytëzohen nga Bashkitë e këtyre Prefekturave.

Diga e Bovillës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit