Lajmet, Maj 2022

Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) në datën 23.05.2022 organizoi mbledhjen e muajit
Maj 2022.
Çështjet kryesore të shqyrtuara në këtë mbledhje ishin:
1- Shqyrtimi i Dokumentacionit teknik dhe miratimi i kolaudimit të punimeve për rehabilitimim e digave të Janjarit dhe Shtodrit. Pas shqyrtimit të ketij dokumentacioni, KKDM miratoi aktin e kolaudimit të punimeve të kryera per rehabilitimin e këtyre dy digave
Për informacion më të detajuar klikoni Vendimin Nr. 13 të KKDM, datë 23.05.2022 këtu
2- Shqyrtimi i Dokumentacionit teknik për kolaudimin e punimeve të rehabilitimit te diges se Tapizes. Pas shqyrtimit te dokumentacionit dhe situates ne terren, KKDM nuk e miratoi aktin e kolaudimit te ketyre punimeve dhe vendosi detyrat perkatese per marrjen e masave te riparimit nga shfrytezuesi i saj.
Për informacion me të detajuar klikoni Vendimin Nr. 14 të KKDM, dattë 23.05.2022 këtu
3- Shqyrtimi i Problematikave ne digen e Vasjarit e cila aktualisht eshte jasht funksionit. KKDM vendosi ti kerkoj shfrytezuesit te diges hartimin e planeve te sigurise se diges dhe nje projekt nga eksperte te kualifikuar dhe me licence ne fushen e digave ne baze te te cilit do ta parashikohen masat qe duhen marre ne te ardhmen
Për informacion me të detajuar klikoni Vendimin Nr. 15 të KKDM, datë 23.05.2022 këtu
4- Informacion ne lidhje me Zgjedhjet e reja ne forumin e Inxhiniereve te rinje te digave (ALB-YEF) te cilat u organizuan ne daten 05.05.2022. Kryetar i ri i Forumit u zgjodh eng. Erjon Qosja.
