02. Maj 2024

Lajmet, Mars 2024

9 Prill, 2024
Mbledhja e KKDM
Në datën 28.03.2024, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshëm për muajin Mars 2024. Në këtë takim analizua dhe u shqyrtuan disa çështje kryesore si më poshtë:
  1. Raporti Vjetor i KKDM per vitin 2023 mbi gjendjen, monitorimin, mirembjajtjen dhe sigurine e digave te medha i pregatitur nga grupi i punes. Bazuar tek situata aktuale per kontrollin, monitorimin dhe sigurine e digave te medha ne vendin tone e cila eshte dhene ne menyre konkrete dhe detajuar ne Raportin vjetor te mesiperm, KKDM ka shprehur shqetesimin per gjendjen aktuale te ketij sektori sidomos ne lidhje me monitorimin e digave e cila eshte bere mjaft problematike. Për permiresimin e kësaj situate, permes ketij Raporti, KKDM ka rekomanduar prane Keshillit te Ministrave nje reforme te thelle dhe një riorganizim institucional e ligjor të sektorit dhe rritje të përgjegjësisë së shfrytëzuesve të digave. Reforma duhet te mbeshtetet ne eksperiencen e vendeve te Komunitetit Europian ne fushen e kontrollit dhe monitorimit te digave. Kjo reformë duhet të konsistojë në ristrukturimin e sektorit te kontrollit shteteror dhe menaxhimit te digave, ne rishikimin dhe fuqizimin e kerkesave te legjislacionit ne fuqi duke bere te mundur rritjen e vemendjes ne kete sektor dhe ushtrimin e nje kontrolli te rrepte dhe profesional. Raporti Vjetor i mesiperm eshte miratuar me miratim unanim te te gjithe antareve te KKDM te pranishem ne mbledhje

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 07 te KKDM, datë 28.03.2024 këtu

2.  Shqyrtimi i kerkeses se firmes GENER 2 ne lidhje me disa ndryshime te projektit te zbatimit per struktures se banimit dhe sherbimit 1+17 kate ne rrugen e Kosovareve. Pas diskutimeve te te gjithe antareve te pranishem te KKDM u ra dakord qe kerkesa te mos merret ne shqyrtim duke sqaruar Kerkuesin se bazuar në Ligjin Nr. 8681, date 02.11.2000 ”Për Projektimin, ndërtimin, Shfrytezimin dhe Mirembajtjen e Digave dhe Dambave”, Neni 4, KKDM miraton projekt zbatimet e digave te reja si dhe projektet e riparimit dhe permiresimit te digave qe jane ne shfrytezim; Për rrjedhoje, KKDM nuk ka kompetenca ligjore të shqyrtojë projekte për objekte që nuk janë pjesë e riparimit apo përmiresimit të digës së liqenit të Tiranës që aktualisht është në shfrytëzim. Njekohesisht, u ra dakord te informohet Kerkuesi dhe Bashkia Tirane se KKDM me Vendimin Nr. 04, date 06.01.2015 i ka konstatuar si absolutisht te pavlefshme Vendimin e KKDM Nr.2, date 04.07.2014 dhe Vendimin Nr. 3, date 23.09.2014 per miratimin e Studimit hidroteknik per sigurine e diges se liqenit Artificial te Tiranes dhe masat mbrojtese nga shfrytezimi i diges.

Per Informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 08 te KKDM, datë 28.03.2024 këtu

3.  Shqyrtimi i kerkeses se KESH sh.a per shqyrtimin e projektit te zbatimit per Instalimin e nje Impianti Fotovoltaik ne digen e Zadejes te HEC Vau I Dejes. Në mbështetje te Ligjit Nr. 8681, datë 02.11.2000 ”Për Projektimin, Ndertimin, Shfrytezimin dhe Mirembajtjen e Digave dhe Dambave”, Neni 4, si dhe VKM Nr. 147, datë 18.03.2004 ”Miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe të Dambave” Neni 32, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM), mori ne shqyrtim Projektin e zbatimit per Instalimin e Impiantit fotovoltaik me fuqi 8.25 MWp ne anen e poshtme te diges se Zadejes ne HEC Vau i Dejes. KKDM u perqendrua ne dokumentacionin teknik ne lidhje me Aspektet strukturore, ndertimore dhe te qendrueshmerise se diges si dhe ne monitorimin e diges dhe te impiantit FV ne te ardhmen pas vendosjes se tij ne dige. Bazuar ne dokumentacionin teknik te paraqitur nga KESH sha si shfrytezues i kesaj dige, kushtet aktuale te diges, oponencen e Institutit te Ndertimit, eksperiencave nderkombetare ne instalimin e Impianteve FV ne diga me material vendi si dhe kerkesave te legjislacionit te mesiperm, KKDM vendosi të miratojë Projektin e Zbatimit te paraqitur nga KESH sh.a per Instalimin e Sistemit fotovoltaik me fuqi 8.25 MWp ne anen e poshtme te diges Zadeje ne HEC Vau i Dejes.

Njekohesisht, KKDM vendosi ti kerkoj KESH sh.a krijimin e mundesise se hyrjes tek te gjithe elementet e sistemeve te monitorimit te diges dhe nenobjekteve te saj permes rrugeve hyrese, kontrollin e te gjithe elementet te sistemeve te monitorimit te diges qe jane instaluar aktualisht dhe ne se eshte e nevojshme, te kryeje pershtatjen e tyre ne kushtet e reja me qellim kryesor funksionimin e tyre ne te ardhmen pa probleme dhe kryerjen e monitorimit te diges ne cdo kohe, marrjen e masave per nje largim sa me te mire te zones ku do te vendosen bazamentet e betonit dhe strukturat mbajtese te paneleve FV per te eliminuar cdo efekt te erozionit siperfaqesor qe mund te krijohet ne anen e poshtme si dhe zbatimin e kerkesave te VKM Nr. 147, datë 18.03.2004 ”Miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe të Dambave” Neni 20, 21 dhe 24 ne lidhje me mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve qe do te kryhen per zbatimin e ketij projekti,

Per Informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 09 te KKDM, datë 28.03.2024 këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit