Lajmet, Korrik 2024
Gjate muajit Korrik 2024, KKDM ka organizuar disa aktivitete te rendesishme ne kuader te forcimit dhe permiresimit te sektorit te kontrollit ne diga si dhe ne kuader te bashkepunimit me Komitetet homologe te digave ne Europe.
Informacioni per disa prej ketyre keto aktiviteteve eshte dhene ne njoftimet e meparshme qe mund te shikohen ne kete faqe te internetit.
Në datën 17.07.2024, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Korrik 2024. Ne kete takim u analizuan dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:
1- Projekti i zbatimit per Rehabilitimin me qellim mbingritje te diges se ujembledhesit Helshan 2 ne bashkine Has.
Projekti ishte pregatitur pregatitur nga specialistet e bashkise Has. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezultoi se projekti kishte shume mangesi dhe nuk plotesonte kerkesat e legjislacionit e fuqi. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve të pranishëm, KKDM vendosi te mos miratoj projektin ne fjale dhe ti kerkoj Bashkise Has plotesimin e dokumentacionit te nevojshem teknik sipas kerkesave te legjislacionit
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 17 te KKDM, datë 17.07.2024 këtu
2- Projekti i zbatimit per rehabilitimin e diges se ujembledhesit te Gaduroves me lartesi 36 m ne bashkine Mallakaster.
Projekt zbatimi ishte pregatitur nga firma konsulente SELAS shpk. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezultoi se projekti I paraqitur I ka plotesuar kerkesat e legjislacionit te mesiperm. Perfaqesuesit e firmes konsulente ishin prezent ne mbledhje dhe dhane sqarimet perkatese ne lidhje me masat e parashikuara per rehabilitimin e kesaj dige te cilat konsistonin ne rehabilitimin e disa elementeve kryesore të digës sic janë sistemi i shkarkimit, sistemi i marrjes se ujit, trupi i diges si dhe sistemet e monitorimit të digës. Perfaqesuesit e Konsulentit konfirmuan se llogaritjet e qëndrueshmerise se diges dhe kontrolli i kapacitetit te sistemit te shkarkimit jane realizuar ne perputhje me kerkesat e KKDM te dhena ne Vendimet perkatese te saj. Antaret e KKDM vune ne dukje faktin e mungeses së sistemit te alarmit ne dige dhe ne zonen poshte saj, mungesen e matjeve te volumit aktual te ujit ne rezervuar, problematiken e bllokimit te sistemit te marrjes se ujit dhe te sistemit te shkarkimit si dhe problematiken e mungeses se nje rruge kalimi per banoret e fshatit Gadurove gjate zbatimit te punimeve.
Pas diskutimeve të të gjithe antarëve të pranishem, KKDM vendosi te miratoj projektin e zbatimit per rehabilitimin e diges se rezervuarit te Gaduroves te paraqitur nga Bashkia Mallakaster dhe njekohesisht ti kerkoj bashkise Mallakaster kontrollin e punimeve dhe caktimin e mbikqyresit te punimeve sipas kerkesave te VKM Nr. 147, date 18.03.2004 “Mbi Miratimin e rregullores per sigurine e digave”.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 18 te KKDM, datë 17.07.2024 këtu
Ne datat 16 – 18 Korrik 2024, me ftese te Kryetarit te Komitetit Kombetar te Digave te Medha (KKDM) te Shqiperise, nje delegacion i Komitetit Polak te Digave te medha (POLCOLD) i kryesuar nga Presidenti i ketij Komiteti, z. Piotr Sliwinski pati nje vizite pune tre ditore ne Shqiperi. Gjate kesaj vizite
u organizua nje takim me antaret e KKDM si dhe vizita ne disa diga kryesore te vendit tone si digat e HEC Vau i Dejes, diga e Thanes, Diga e liqenit artificial te Tiranes, etj.
Ne javen e fundit te muajit Korrik, u organizuan disa vizita ne digen e Gjokaj te bashkise Tirane dhe ne digen e Gjonomadhit te bashkise Korce. per te inspektuar gjendjen aktuale te tyre dhe problematikat e shfaqura. Ne digen e Gjonomadhit u konstatua nje carje e diges ne krahun e djathte te saj dhe bllokimi i sistemit te shkarkimit per shkak te mbushjeve me aluvione dhe mosmirembajtjes se tij ne kohe.
Per kete ceshtje, u organizua takim ne bashkine e Korces per te diskutuar zgjidhjen e problemit sa me shpejt te jete e mundur. Nga Bashkia Korce u mor informacioni se ne bashkepunim me AKMC, eshte parashikuar nje fond emergjent per zgjidhjen e problemit dhe sapo ka perfunduar projekti i zbatimit per rehabilitimin e diges. Gjate diskutimeve u dhane sugjerime per kontrollin gjate punimeve te rehabilitimit, instalimin e nje sistemi te monitorimit gjeodezik ne dige si dhe instalimi i nje sistemi te monitorimit te niveleve te ujit ne rezervuar dhe u ra dakord qe fillimi sa me shpejt i punimeve kete vit eshte i domosdoshem.