Takim pune në Prefekturën e Qarkut Tiranë.

Më 12 Nëntor 2026, në ambientet e Prefekturës së Qarkut Tiranë, u zhvillua mbledhja me temë “Siguria e digave dhe monitorimi i tyre, prioritet për mbrojtjen e jetës dhe pronës” më pjesmarrjen e të gjitha bashkive që administrojnë dhe shfrytëzojnë diga .
Në këtë takim morri pjesë Kryetari i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM), Z. Ardian Islami si pjesë e angazhimit dhe asistences institucionale për forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e situatave të rrezikut dhe bashkërendimit te masave me drejtuesit e njesive te qeverisjes vendore te Qarkut Tirane.
Prefekti i Qarkut Z.Shkëlqim Hajdari, në fjalën e tij vlerësoj se siguria e digave kërkon vëmendje të vazhdueshme, përgjegjësi institucionale dhe koordinim të të gjitha strukturave përgjegjëse duke theksuar se: “Parandalimi, monitorimi dhe ndërhyrja në kohë janë thelbësore për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit“.
Gjatë takimit u vendos qe nen drejtimin e Prefektit te ngrihet nje grup pune duke u fokusuar:
- Forcimin e kontrolleve periodike, inspektimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm.
- Përgjegjësitë e strukturave administruese, institucioneve dhe subjekteve që kanë në administrim këto vepra.
- Plotësimin dhe përditësimin e dokumentacionit teknik, si dhe zbatimin e detyrimeve ligjore.
- Bashkëpunimin ndërinstitucional dhe marrjen e masave parandaluese për garantimin e sigurisë.
U la detyrë që në perfundim te ketij inspektimi do ti paraqitet Prefektit të Qarkut, nje raport inspektimi permbledhes per gjëndjen e tyre.
Në cilësinë e Kryetarit të KKDM-së, Z.Ardian Islami falënderoi Prefekten e Qarkut Tiranë, Z.Shkëlqim Hajdari për iniciativën, organizimin dhe fjalën hapëse të takimit, në të cilën u evidentuan në mënyrë të detajuar angazhimet e nevojshme të qeverisjes vendore për garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimit të digave nga të gjitha bashkitë e Prefekturës së Qarkut Tiranë.
Në fjalën e tij Z. Islami e vuri theksin në nevojën e një angazhim më të madh nga të gjitha bashkitë për përmbushjen e kërkesave ligjore dhe teknike që lidhen me sigurinë e digave (të rregulloreve të shfrytëzimit, hartimin dhe përditësimin e planeve të emergjencës, monitorimin e vazhdueshëm të objekteve, si dhe paraqitjen e raporteve vjetore teknike) duke shprehur mbeshtetje e KKDM dhe te strukturave te saj ekzekutive STDM/ITD.









