16. Tetor 2024

Lajmet, Gusht 2021

8 Shtator, 2021
Diga e Koshnicës, Devoll
Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në datën 30.08.2021 organizoi mbledhjen e muajit Gusht 2021. Çështjet kryesore të shqyrtuara në këtë mbledhje ishin:

1- Shqyrtimi i Projektit të zbatimit për Rehabilitimin e Digës së Shkallës, Durrës.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr.29 te KKDM,dt 30.08.2021 këtu

2- Miratimi i drafteve të dy buletineve të ICOLD për sigurinë e digave.

Për informacion më të detajuar, Ju lutemi klikoni Vendimin Nr.30 te KKDM,dt.30.08.2021 këtu

3- Miratimi i Organizimit të aktiviteteve për promovimin e vlerave të digave duke përfshirë edhe konkursin për fotografimin e digave të Hidroenergjisë.

Për informacion më të detajuar, Ju lutemi klikoni Vendimin Nr.31 te KKDM,dt.30.08.2021 këtu

Gjate Muajit Gusht 2021, Kryetari i KKDM ka organizuar takime pune me përfaqësues te Bashkive
Devoll, Korçë, Berat, Kolonjë dhe Prefekturës Tiranë. Në këto takime është diskutuar për mirëmbajtjen
dhe monitorimin e digave që janë në shfrytëzim nga këto Bashki si dhe për dosjet teknike të digave dhe
Planet e Gatishmërisë ne rastet e emergjencave civile që duhet të përgatiten nga shfrytëzuesit e tyre në
terren.
Pas takimeve në Bashkitë e mësipërme, janë kryer vizita pune në terren për të parë gjendjen e disa digave
si diga e Koshnicës, Kamenice.

Diga e Koshnicës, Devoll

Ne datën 24 Gusht 2021, Kryetari i KKDM ka organizuar takime pune me përfaqësues te KESH dhe të
firmës Bechtel në lidhje me projekt idenë për ndërtimin e digës se HEC Sakavicës.

Në takim është diskutuar për kërkesat ligjore që duhen plotësuar gjatë përgatitjes së projekt-idesë për
digën e HEC Sakavicës si dhe gjatë shqyrtimit të projektit nga KKDM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit